Nga Redaksia – Një tjetër alarm po ngrihet në rajonin e Mesdheut lidhur me privatizimin masiv të tokave bregdetare dhe zhvendosjen graduale të popullsive vendase nga zonat turistike strategjike. Këtë herë, reagimet vijnë nga Greqia, ku qytetarë dhe aktivistë kanë denoncuar një projekt të madh privatizimi në zonën perëndimore të Kalamatës.
Sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe mediat alternative, një fond investimi izraelit po synon të marrë kontrollin mbi rreth 200 hektarë vijë bregdetare publike, duke e rrethuar zonën për zhvillime masive rezidenciale dhe turistike.
Banorët vendas pretendojnë se po përdoret i njëjti model që shqiptarët kanë denoncuar prej vitesh në jugun e Shqipërisë: privatizim i plazheve, kufizim i aksesit publik dhe transformim i territoreve strategjike në komplekse të mbyllura për investitorë të huaj.
Në rrjetet sociale po shtohen akuzat se këto projekte nuk kanë vetëm karakter ekonomik, por synojnë krijimin gradual të vendbanimeve të kontrolluara nga interesa të huaja, duke ndryshuar strukturën sociale dhe pronësore të zonave bregdetare.
Reagimet në Greqi kanë qenë të forta, pasi shumë qytetarë e shohin këtë zhvillim si një kërcënim ndaj sovranitetit territorial dhe identitetit lokal. Paralelja me Shqipërinë po bëhet gjithnjë e më e dukshme, sidomos pas debateve të shumta për dhënien e zonave strategjike bregdetare tek oligarkë dhe investitorë të huaj.
Ndërkohë, kritikët paralajmërojnë se Mesdheu po hyn në një fazë të re transformimi gjeopolitik, ku toka dhe vijat bregdetare po kalojnë gradualisht nga kontrolli i qytetarëve vendas drejt fondeve ndërkombëtare të investimit.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
