Përse qeveria Rama nuk e bën publik rrethimin e 300 hektarëve tokë në Dalanë që sipas pretendimeve publike lidhen me Jared Kushner dhe Ivanka Trump
Nga Redaksia – Debati mbi Dalanën po bëhet çdo ditë më i fortë, ndërsa qytetarët kërkojnë transparencë për atë që po ndodh në një nga zonat më strategjike të bregdetit shqiptar.
Në rrjetet sociale dhe në diskutimet publike po qarkullojnë pretendime se mbi 300 hektarë tokë në zonën e Dalanës janë përfshirë në projekte të mëdha turistike dhe strategjike, ku përmenden emra të njohur ndërkombëtarë si Jared Kushner dhe Ivanka Trump, si edhe investitorë të fuqishëm arabë të lidhur me fondet e Katarit dhe Lindjes së Mesme.
Pyetja që shtrojnë shumë qytetarë është e drejtpërdrejtë: nëse bëhet fjalë për një projekt kaq të madh, përse nuk ka transparencë të plotë publike mbi rrethimin e tokës, marrëveshjet, pronësinë dhe investitorët që qëndrojnë pas tij?
Kritikët akuzojnë qeverinë e Edi Ramës se projektet strategjike po zhvillohen larg syrit të publikut dhe pa konsultim të gjerë me komunitetin, ndërsa mbështetësit e investimeve argumentojnë se projekte të tilla mund të sjellin zhvillim ekonomik, turizëm luksoz dhe kapital të huaj në Shqipëri?
Në qendër të debatit janë edhe investitorët nga Katari dhe Lindja e Mesme. Në diskutimet online janë përmendur vëllezërit Khayyat, drejtues të Power International Holding, një nga konglomeratet më të mëdha të Katarit me interesa në ndërtim, pasuri të paluajtshme, turizëm dhe sektorë strategjikë.
Më poshtë mund të lexoni:
Sipas informacioneve publike, grupi i tyre ka investime të mëdha ndërkombëtare, ndërsa në diskutimet online emri i tyre lidhet me financime dhe interesa në projekte turistike elitare por të dyshimta në rajon.
Po ashtu, në qendër të vëmendjes është vendosur edhe Doha Bank, ku aksioneri më i madh është Qatar Investment Authority, fondi sovran i pasurisë së shtetit të Katarit. Kryetari i bankës është Sheikh Fahad bin Mohammad bin Jabor Al-Thani, pjesë e familjes sunduese të Katarit.
Më poshtë mund të lexoni:
Në opinionin publik dhe në rrjetet sociale po qarkullon gjithnjë e më shumë ideja se pasi projekti i Sazanit dështoi, tani fokusi është zhvendosur drejt zonës së Dalanit, ku janë rrethuar 300 hektarë tokë strategjike.
Sazani, ish-bazë ushtarake dhe një nga zonat më të rëndësishme të bregdetit shqiptar, u përmend si pjesë e planeve për investime turistike luksoze me përmasa miliardëshe ku ishte pjesë dhe aeroportiVlorës Në raportime të ndryshme ndërkombëtare janë përmendur Jared Kushner dhe Ivanka Trump si të lidhur me interesat gjoja për zhvillime turistike në Shqipëri.
Ndërkohë, shumë qytetarë po kërkojnë përgjigje të qarta: a po ndryshohet në heshtje kontrolli mbi zonat më strategjike të bregdetit shqiptar? Kush janë investitorët realë pas këtyre projekteve? Dhe pse nuk publikohen kontratat, marrëveshjet dhe kufijtë e tokave të rrethuara?
Deri tani nuk ka një deklarim të plotë dhe transparent nga institucionet shqiptare për çdo pretendim që po qarkullon publikisht lidhur me Dalanën dhe sipërfaqet e përfolura të tokës.
Debati vazhdon dhe kërkesat për transparencë po shtohen çdo ditë.
