Nga Redaksia – Një analizë e fortë politike e gazetarit Armir Shkurti po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, ku përmes një metafore të ashpër ai përshkruan realitetin politik shqiptar dhe raportin mes pushtetit të Edi Rama dhe opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.
Sipas Shkurtit, Shqipëria ndodhet përballë një sistemi të degraduar politik, ku “Rilindja” përfaqëson një strukturë që është ngritur mbi korrupsionin, trafikun, shpopullimin dhe kapjen e shtetit. Ai e cilëson këtë projekt politik si një “ngrehinë antishqiptare”, e cila sipas tij është rritur vit pas viti pa u ndalur nga askush.
Në analizën e tij, gazetari ndalet veçanërisht tek roli i opozitës. Ai kujton se në çdo demokraci funksionale është opozita ajo që ka detyrën të rrëzojë pushtetin kur ai devijon apo korruptohet. Por sipas tij, në Shqipëri kjo nuk ndodhi.
Postimi i plotë:

Më lejoni të shpjegoj nja dy koncepte politike me këtë foto të thjeshtë. Në të është një mut i madh, që përfaqëson Rilindjen me në krye Edi Ramën. Është Sali Berisha, që përfaqëson partinë demokratike dhe udhëheqësin e saj. Matan gardhit janë gjithë të tjerër, të cilët do ti shpjegoj më tutje.
1 – Muti i madh
Ditë pas dite Edi Rama e lartësoi këtë ngrehinë antishqiptare, me emrin “rilindje”. Nisi me hashash nga jugu në veri dhe ka mbërritur në korrupsion, mafia dhe shpopullim. Ne ( unë dhe plot aktorë e faktorë të ndjeshëm ndaj vendit ) kemi folur e folur e ffffoooo-lur…. Por muti rritej e rritej, kërceu gardhin e pushtoi vendin
2 – Kalorësi antimut
Në çdo libër politik do gjesh se është opozita ajo që përmbys pushtetet në demokraci. Pra, teksa konstatonim se mullari i ndytë veç hidhte kate, i kemi bërë thirrje pikërisht opozitës ta ndalojë atë, ta pastrojë dhe të ndërtojë me pushtetin e saj, një rend demokratik.
Pas 8 vjetësh që ne rrihnim mut në havanë, nga vet PD doli se kryetari, që cilit ia la me testament partinë ish kryetari, na kish qëlluar tradhëtar! Pra, më mut se muti, duke kontribuar në shtimin e rritjes së përmasës së mullarit. Nejse! Nga ai çast nisëm ti kërkojmë ish kryetarit që u rikthye kryetar, të na pastrojë mutin. Dhe ai, kur doli nga arresti në shtëpi, premtoi: “Do pastrojmë shtëpinë”! E vërteta është që mullari vazhdon të rritet dhe përmasat e qelbësirëllëkut vetëm shpërndahen. Atëhere?
Nëse i themi Berishës “përse nuk mban premtimin”? “përse e le në pushtet mutin”? ai dhe Sançot rreth tij të thonë “i shitur”, “këlysh i Ramës”.
3 – Të tjerët pas gardhit.
Ka politikanë brenda PD apo në parti të tjera, ka aktivistë dhe individë të pavarur që shfaqin ide, paraqesin mendim e teza për ndryshim. Po kush të le? Ua pret këmbët kalorësi antimut po i prekën mutin e tij! Jashtë gardhit – të bëjnë ç’ të duan! Po jo “këtej” gardhit, në çiftin mut – Sali. Ky është ekskluzivitet i Saliut.
Në këto kushte, nuk është më problemi muti. Është Saliu, i cili ka marrë përsipër ta zhdukë, ndërkohë që e keqja veç rritet ndërsa “kalorësi” nuk paraqet as projekt, as ide as shpresë për ndryshim.
Paradoksalisht, “fajin e ka Saliu” sot ka shumë më tepër kuptim sesa 13 vjet më parë. Saliu ka faj që Rama sundon i patrazuar dhe që nuk ka lejuar asnjë mundësi tronditjeje të pushtetit të Edi Ramës.
