Nga Redaksia – Në një debat të gjatë dhe të drejtpërdrejtë në Fax News Albania, në emisionin ngA Kalaja, avokati Altin Goxhaj paraqiti një analizë të ashpër mbi perceptimin e shqiptarëve për Bashkimin Europian, emigrimin masiv dhe atë që ai e cilësoi si dështimin e projektit politik të tranzicionit shqiptar.
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për integrimin europian dhe premtimin për “pasaportën europiane”, Goxhaj u shpreh se shqiptarëve prej më shumë se 30 vitesh u është shitur ideja se shpëtimi do të vijë nga Bashkimi Europian, ndërsa në realitet vendi është zbrazur nga popullsia.
Sipas tij, slogani i viteve ’90 “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” nuk prodhoi një Shqipëri europiane, por një eksod masiv drejt vendeve të Europës.
Perceptimi shqiptar për Bashkimin Europian u kthye në psikologjinë e arratisjes. Shqiptarët nuk po presin më të ndërtojnë Shqipërinë, por të marrin pasaportën europiane dhe të largohen, deklaroi Goxhaj.
Goxhaj argumentoi se tranzicioni pas komunizmit krijoi bindjen se Shqipëria ishte një “burg i madh”, duke shtyrë breza të tërë shqiptarësh të largoheshin nga vendi.
Ai shtoi se prej vitit 2013, sipas këndvështrimit të tij, nisi një projekt politik që thelloi boshatisjen e Shqipërisë nga shqiptarët, duke përmendur ndikimin e rrjeteve ndërkombëtare dhe fondacioneve globale të lidhura me George Soros.
Në analizën e tij, Goxhaj tha se kryeministri Rama nuk e ka realisht shqetësim Bashkimin Europian dhe kritikat që vijnë nga Brukseli.
Çfarë ndikimi kanë realisht ‘shuplakat’ e Bashkimit Europian mbi Ramën? A kishte Rama ndonjë plan për ta bërë Shqipërinë shtet funksional? Ai nuk e ndjen fare presionin e Bashkimit Europian, deklaroi ai.
Sipas Goxhajt, fondet europiane dhe paralajmërimet e institucioneve të Brukselit nuk kanë sjellë ndryshim real në qeverisjen shqiptare, pasi korrupsioni dhe propaganda politike vazhdojnë njësoj.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si shqiptarëve u është paraqitur Bashkimi Europian, duke theksuar se shumica e njerëzve ngatërrojnë qytetërimin europian me burokracinë politike të institucioneve europiane.
Bashkimi Europian nuk është Franca, Italia apo Gjermania. Bashkimi Europian është Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe burokracia e tyre politike, u shpreh ai.
Në deklaratën e tij, Goxhaj përmendi edhe figurën e Andrea Gozzi, duke e paraqitur si simbol të establishmentit aktual europian dhe duke kritikuar atë që ai e konsideron si ndikim ideologjik liberal mbi institucionet europiane.
Ai deklaroi se shqiptarët nuk e kuptojnë kush qëndron pas projekteve ekonomike dhe strategjive që sipas tij kanë ndikuar në zbrazjen e Shqipërisë nga popullsia. Në këtë kontekst ai përmendi edhe emrin e Ricardo Hausmann, të cilin e lidhi me projektet ekonomike ndërkombëtare dhe ndikimin e rrjeteve të Sorosit në rajon.
Goxhaj komentoi edhe deklaratat e fundit të Ramës për ardhjen e investitorëve Izraelitë, duke pretenduar se qeveria po e orienton vendin drejt një modeli ku shqiptarët largohen dhe do zëvendësohen gradualisht nga kolonët Izraelitë.
Avokati Altin Goxhaj e mbylli deklaratën e tij duke u shprehur pesimist ndaj termave që përdoren prej vitesh nga politika shqiptare dhe burokracia europiane.
Unë jam pesimist mbi termat shuplaka, bashkimi, integrimi; për mua këto nuk janë asgjë. Mos harro se para 3 ditësh Rama e tha troç që ky nuk është më vendi i shqiptarëve, është vendi i kolonëve izraelit që do vijnë në Shqipëri dhe i dha ‘honorin e kauzës’ kokës më të madhe hebre që nuk e njohin shqiptarët se kush është dhe që ju ka zbrazur Shqipërinë nga 2013 e deri më tej, që quhet Rikardo Hausman, koka e Sorosit në Greqi, një hebre që kërkohet në kërkim ndërkombëtar për atë që i ka bërë vendit të tij Venezuelës.
