Nga Redaksia – Sa herë që bota përfshihet nga skandale politike, konflikte të mëdha ndërkombëtare apo kriza ekonomike, në skenë rikthehen papritur viruset dhe alarmet globale. Për shumë qytetarë në mbarë botën, kjo nuk duket më si rastësi, por si një skenar i përsëritur që përdoret për të kontrolluar opinionin publik përmes frikës.
Së fundmi, rikthimi në media i diskutimeve për Hantavirusin ka ngritur sërish pikëpyetje të mëdha. Kujtesa kolektive rikthehet tek vitet e pandemisë, izolimeve masive, vaksinimeve të detyruara dhe censurës ndaj çdo zëri kritik. Dhe pikërisht në këtë moment, kur debati mbi përgjegjësit e pandemisë COVID-19 po rikthehet fuqishëm në SHBA, mediat ndërkombëtare fillojnë të pompojnë një tjetër alarm viral.
Por si doli dhe çfarë është HantaVirusi
Hantavirusi nuk është një virus i ri. Rastet e para u raportuan gjatë Luftës së Koresë në vitet 1950, ndërsa identifikimi zyrtar shkencor u bë në vitin 1976 pranë lumit Hantan në Kore, prej nga mori edhe emrin.
Megjithatë, virusi u bë pjesë e frikës globale sidomos pas vitit 1993, kur në SHBA u raportuan disa raste vdekjesh në zonën “Four Corners”. Brenda pak ditësh lajmi pushtoi mediat amerikane dhe më pas ato ndërkombëtare, duke ngritur alarmin për një epidemi të re.
Sipas autoriteteve shëndetësore, Hantavirusi transmetohet nga brejtësit dhe kontaktet me jashtëqitjet apo ambientet e kontaminuara. Por rikthimi periodik i këtij virusi në qendër të lajmeve po ngre sërish pikëpyetje në opinionin publik ndërkombëtar.
Kjo ndodh në një moment kur po shtohen debatet mbi përgjegjësit e pandemisë COVID-19 dhe dëmet e vaksinimeve masive. Vetëm pak ditë më parë, Robert F. Kennedy Jr. deklaroi se duhet të dalin përpara drejtësisë përgjegjësit e pandemisë dhe të nisë procesi i dëmshpërblimeve për personat e dëmtuar nga vaksinat.
Në të njëjtën kohë, bota po përballet me tensione të forta ndërkombëtare:
- lufta në Ukrainë;
- përshkallëzimi i krizës në Lindjen e Mesme;
- tensionet me Iranin;
- akuzat për genocid në Gaza;
- kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve në tregjet globale.
Analistë të ndryshëm po theksojnë se rikthimi i alarmit për viruse në periudha krizash globale nuk shihet më si rastësi nga një pjesë e opinionit publik. Në rrjetet sociale dhe mediat alternative janë shtuar reagimet që lidhin përhapjen e panikut shëndetësor me përpjekjet për të zhvendosur vëmendjen nga zhvillimet politike dhe ekonomike ndërkombëtare.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare kanë nisur sërish publikimin e lajmeve alarmuese për Hantavirusin, duke rikthyer në opinion publik atmosferën e frikës që dominoi botën gjatë viteve të pandemisë COVID-19.
