Nga Redi Minga:
Në Shqipërinë e vitit 2026, shqiptari nuk ndihet më pronar në tokën e tij. Ai jeton në vendin ku ka lindur, por trajtohet si emigrant në Atdheun e vet. Një komb që dikur mbijetoi pushtimeve, luftërave dhe diktaturave, ku sot po përballen me një formë tjetër zhveshjeje: humbjen e pronës, identitetit dhe të drejtës mbi vendin e tij.
Gjatë komunizmit, prona iu mor shqiptarëve me forcë dhe iu dorëzua shtetit. Sot, shumë qytetarë ndjejnë se historia po përsëritet me forma të tjera, ku Rilindja e Sorosit ju ofroi certifikata pronësie qe ekzistojnë vetem në letra, por përballë oligarkëve, betonizimit dhe korrupsionit politik ato shpesh nuk vlejnë per asgjë. Shqiptari endet nëpër institucione për të mbrojtur tokën e gjyshit, ndërsa një firmë politike mjafton që ajo tokë të kalojë në duar të tjera.
Bregdeti shqiptar, që duhet të ishte pasuri publike dhe krenari kombëtare, po kthehet dita-ditës në pronë të klientelës politike. Zona të tëra janë blinduar nga interesa të lidhura me pushtetin, ndërsa qytetari i zakonshëm sheh detin e tij pas gardheve, resorteve dhe betonit. Shqipëria po ndahet mes atyre që kanë pushtetin dhe atyre që nuk kanë më as të drejtën të jetojnë të qetë në vendin e tyre.
Nga viti 2024 deri në 2025, sipas kritikëve të qeverisë, Rama miratoi ligje dhe vendime që rënduan jetën e qytetarëve dhe bizneseve të vogla. Kontrollet, gjobat, presionet administrative dhe favorizimi i klientëve të pushtetit krijuan një klimë frike ekonomike për mijëra shqiptarë. Shumë familje humbën bizneset, shumë të rinj morën rrugën e emigrimit dhe shumë të tjerë mbetën pa shpresë.
Sot, pyetja që dëgjohet gjithnjë e më shpesh është e dhimbshme: kujt i përket Shqipëria? Shqiptarit të zakonshëm apo një elite politike dhe ekonomike që sundon mbi çdo pasuri kombëtare?
Kur qytetari nuk ka më siguri për pronën, shtëpinë, biznesin apo tokën e tij, atëherë ai nuk ndihet më zot në Atdhe. Dhe kur Atdheu humbet lidhjen me popullin e vet, lind ndjesia më e rëndë për çdo komb: të jesh i huaj në vendin tënd.
Shqipëria e sotme, për shumë qytetarë, nuk duket më si një republikë e shqiptarëve, por si një territor i kontrolluar nga Rilindja , Oligarkike dhe rrjete të lidhura me Sorosin. Në heshtje, pa tanke e pa luftë, po zhvillohet një tjetër zhvendosje: largimi i shqiptarëve nga Shqipëria e tyre.
