Nga Redi Minga:
Situata globale po përshkallëzohet në mënyrë dramatike, dhe një nga ngjarjet më shqetësuese është vendimi i Iranit për të mbyllur Gjirin e Hormuzit. Ky veprim nuk është thjesht një masë mbrojtëse, por edhe një hakmarrje strategjike që ka implikime direkte për Europën dhe ekonominë e saj.
Lufta e nisur nga Izraeli ndaj Iranit, e mbështetur në veprime direkte të Uashingtonit, detyroi Teheranin të mbyllë këtë nyje kyçe të transportit të naftës. Ndërkohë, ndërhyrja e SHBA-së ka hapur rrugë që nafta ruse të shitet në tregjet globale, duke e pasuruar Rusinë, ndërsa nafta iraniane po forcon pozitat ekonomike të Teheranit.
Thashethemet e mediave europiane dhe amerikane, të kapura nga ideologjitë liberale, përpiqen të paraqesin Rusinë si mbështetëse të Iranit për të mbyllur Gjirin. Por realiteti është më kompleks: Europa po përballet me një rreth të mbyllur ekonomikisht dhe politikanët e saj nuk tregojnë asnjë fleksibilitet. Refuzimi i bashkëpunimit me SHBA ndaj Iranit e ka lënë kontinentin në një gjendje dobësie strategjike.
Ndërkohë, liberalët që kontrollojnë Bashkimin Europian po ndjekin plane që dëmtojnë interesat kombëtare të vendeve europiane. Sanksionet ndaj Rusisë vazhdojnë, ndërkohë që Uashingtoni dikton kontratat dhe çmimet e tij, duke krijuar një hendek mes interesave europiane dhe planeve globale.
Në këtë lojë komplekse, Rusia ka mundësinë të hakmerret ndaj Europës, duke mbështetur, direkt apo indirekt, Iranin. Kjo është një mesazh i qartë: nëse Europa nuk ndryshon kurs dhe nuk rifiton pavarësinë strategjike, pasojat do të jenë katastrofike. Plani i liberalëve, i frymëzuar nga ideologjia e George Soros, mund të çojë në shkatërrimin historik të ekonomisë dhe stabilitetit europian.
Europa ndodhet përballë një zgjedhjeje: të ndjekë kursin e SHBA-së dhe të respektojë interesat e veta, ose të vazhdojë rrugën e majtistëve dhe të përballet me një krizë të paparë historikisht.
