Përse duhet të ketë Qeveri Teknike (Kujdestare) përpara 2027-tës dhe përse Rama duhet të detyrohet në çdo mënyrë për të dhënë dorëheqjen sa më shpejtë që të parandalohet edhe grabitja e mandatit të 5-të?
Analizë nga Aktivisti Andrea Bregu:
Ka vetëm një mundësi që Rama dhe PS të mos grabisin zgjedhjet e 2027-tës edhe mandatin e 5-të gjithashtu.
Ajo është të detyrohen që të japë dorëheqjen e gjithë Organizata Kriminale me emrin Rilindja, Kreu i Organizatës dhe bashkë me të e gjithë Partia e Dushanit dhe Miladinit.
Pyetja është, a quhen zgjedhje proçesi ku e gjithë makineria e patronazhimit dhe bashkë me të i gjithë zinxhiri i komandimit me në krye Ramën kanë ende pushtetin, apo e gjitha është një fasadë ku Kreu i Organizatës i quan zgjedhje pasi kanë bërë batërdinë në të gjithë Shqipërinë?
Për t’i dhënë përgjigje pyetjes ka një nënpyetje tjetër:
Nëse do të kishte zgjedhje me një Kod krejtësisht të ri Zgjedhor që nuk do të favorizonte në asnjë mënyrë Ramën dhe PS-në, duke hequr në dukje armën e mekanizmit të patronazhimit Ramës dhe PS-së, a do të kishte mundësi Rama dhe PS të grabisnin përsëri zgjedhjet në 2027-tën dhe 2029-tën?
Fillojmë nga kjo e fundit, Rama, Rilindja dhe PS-ja në 13 vite kanë ndërtuar një sistem perfekt që në çdo rast e kanë mundësinë për të grabitur zgjedhjet dhe mund të bësh çfarë të duash duke hedhur në tavolinë të gjithë skenarët e mundshëm që në teori do t’i sillnin atij humbjen e pushtetit me rezultat të pastër në tavolinë, kjo vetëm në një univers paralel mund të ndodhë.
Për parashtrim, se kush është sistemi perfekt që ka Rama, Rilindja dhe PS:
5 Shtyllat kryesore të sistemit perfekt që Rama, Rilindja dhe PS kanë:
E para: Bota e nëndheshme ku në çdo qelizë të vendit, në çdo qytet dhe në çdo lagje të qyteteve të Shqipërisë ka të paktën një element të botës së nëndheshme që është aktiv, të paktën 6 muaj përpara zgjedhjeve, duke bërë identifikimin e çdo elementi që është “halë në sy” dhe duke kqyrur të gjithë territorin ku është përgjegjës, ku bandat kriminale janë të përqëndruara në qytetin apo lagjen përkatëse.
Këtu nuk kemi pasur asnjë rast nga organet kompetente dhe ligjzbatuese për të parandaluar veprimet e botës së nëndheshme dhe për t’i vendosur para ligjit, e dini pse?
Sepse që në hallkën e parë kemi minimalisht bashkëpunim me botën e nëndheshme, këtu është Policia që minimalisht bashkëpunon me botën e nëndheshme, për të mos thënë faktin që kemi shefat e policisë të vendosur nga bota e nëndheshme minimalisht për të mos vepruar.
Gjithashtu në prokuroritë e rretheve minimalisht kemi prokurorë që nuk hetojnë, për të mos thënë gjithashtu faktin se në prokuroritë e rretheve janë prokurorë po ashtu të vendosur nga bota e nëndheshme me një sistem drejtësie krejtësisht nën shërbim të botës së nëndheshme si në Tiranë, Shkodër, Durrës, Fier, Vlorë e në të tjera prokurori të rretheve, për të mos shkuar më lartë.
E dyta: Kriminalizimi i Ekonomisë është gjithashtu një nga shtyllat kryesore të sistemit të Ramës, Rilindjes dhe PS-së.
Në asnjë vend të Europës nuk ka një ekonomi më të kriminalizuar se ajo e Shqipërisë, më shumë prodhohet beton sesa naftë, agrume apo produktet apo nënproduktet e fshatit. Shqipëria nuk prodhon asgjë dhe pavarësisht kësaj GDP-ja (prodhimi i bredshëm bruto që është një nga mashtrimet më të mëdhaja të këtyre 13 viteve të Rama-Lindjes) është në nivele të larta, prej betonizimit përmes “Rilindjes Urbane” në çdo qytet të vendit, deri në Departament të Shtetit janë dokumentacionet e kësaj makinerie gjigante të Rama-Lindjes ku pastrimi i parave të botës së nëndheshme gjendet në çdo kullë të Tiranës, çdo “investim strategjik” të Rama-Lindjes në qytetet e vendit në vlerën e dhjetëra miliarda eurove në 13 vite.
E treta: Mekanizmi kriminal i Patronazhimit si çomangë dhe çekiç në kokat e çdo Shqiptari që është i kapur në dinjitet dhe në moral, sidomos në 11 Maj, u vu re qartë ku e gjithë administrata u angazhua në të gjithë vendin për të bërë një masakër elektorale ku për herë të parë u evidentua se PS në të gjithë vendin ka zyra ilegale, kapja gafil ditën e votimeve e Erion Braçes në Njësinë 5 është dëshmia e gjallë sesi edhe punonjësit e AKSHI-t ishin në zyrat ilegale të PS-së me laptopët dhe patronazhistat me listat e votimit me çanta të mbushura me dokumentacionet e siguruara me të dhënat e votuesve të Njësisë 5, kemi edhe punonjësit e kadastrës në rrethe që pikërisht po ditën e zgjedhjeve shpërndanin dokumentacionet dhe çertefikatat e pronësisë atyre që kishin votuar për PS-në.
E katërta: Çdo shpërdorim vote në 11 Maj rezultoi një nga shtyllat më efikase të Ramës për të siguruar mandatin e tij të 4-t, pas 11 Majit kam marrë në çdo qark të Shqipërisë probabilitetin e të gjitha votave të shpërdoruara, vetëm nga dy elementë pjesëmarrës në zgjedhje dhe përmes llogaritjes automatike në përqindjen totale të votave në Excel, rezultoi se rreth 120 mijë vota janë shpërdoruar në rang kombëtar dhe gjithsej (vetëm nga dy elementët) janë shpërdoruar 8 mandate. Nëse Rama do të kishte 8 mandate më pak në çdo skenar edhe atij të sigurimit të mandatit të 4-t, do të ishte i detyruar minimalisht për të negociuar për shumë gjëra që ka bërë vetëm në më pak se një vit.
E pesta: Korruptimi i dinjitetit dhe moralit të Shqiptarëve në masë prej 13 vitesh ku në një situatë të papreçendentë në 35 vite, Rama në sy të opinionit publik ofendoi burrat e Dibrës si “çyrykë” duke poshtëruar dinjitetin dhe moralin e gjithsecilit (edhe të grave).
Rezultati? Mbi 60% të votave Rama dhe PS morrën në Qarkun e Dibrës, madje edhe ata që Rama i quajti si “çyrykë” Ramën votuan dhe kjo nuk ka të bëjë në korrupsion të dinjitetit dhe moralit vetëm në vlerë materiale por edhe atë të mentalitetit që u është gozhduar Shqiptarëve në 13 vite të këtij pushteti diabolik dhe fetishist që për fat të keq përqafohet nga një pjesë e Shqiptarëve.
Për t’u rikthyer në fillim të analizës:
Jo, nuk ka një proçes zgjedhor me Ramën, Rilindjen dhe PS-në në pushtet, se nuk ka si të ketë kur Rama, Rilindja (haremi i Ramës) dhe PS-ja e kanë pushtetin. Fakt është që çdo proçes në dukje zgjedhor por në realitet është një proçes fasadë, nuk ka Kod Zgjedhor që rrëzon Ramën nga pushteti përderisa në krye të sistemit është vetë Rama që e ka ndërtuar këtë sistem me shtyllat e tij.
Zgjidhja:
Në çdo mënyrë Rama duhet të detyrohet të japë dorëheqjen përpara 2027-tës, sa më shpejtë, pa i lënë asnjë rrugë për të zëvendësuar veten e tij me dikënd që është përsëri Rama pas tij/saj, duke i hapur realisht rrugën një Qeverie Tranzitore dhe Kujdestare për të shembur sistemin e ngritur nga Rama-Lindja në këto 13 vite pushtet.
Natyrisht që kjo analizë nuk është për ata që ende thonë edhe pas 13 viteve “Fajin e ka Saliu”, edhe pse Saliu ka 13 vite pa asnjë pushtet.
