Nga Olsi Yazeji:
Njoftimi i fundit i Ambasada Amerikane në Tiranë ngre dyshime serioze: duket se mund të jetë pjesë e një operacioni të rreme kundër BE-së dhe NATO-s.
Në njoftimin e botuar, ambasada pretendon se:
“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.”
Ky njoftim ngjall dyshime të mëdha. Ja arsyet:
- Nëse Irani do të godasë MEK-un apo objektet amerikane, ai mund ta bëjë këtë nga distanca, me drone ose raketa nga Libani dhe Deti Mesdhe.
- Irani zakonisht pranon sulmet që kryen dhe nuk përdor forma terroriste siç bën Mosadi izraelit.
- Javët e fundit kemi parë sulme në Kuvajt, Azerbaixhan dhe Turqi që Irani i ka mohuar, duke akuzuar për to Izraelin, i cili ka tentuar të nxisë konflikt midis Iranit, Turqisë dhe Azerbajxhanit. Kur Irani sulmon, ushtria e tij e pranon këtë goditje.
Njoftimi i ambasadës vjen në një moment të ndjeshëm:
- Evropa ka thënë hapur se nuk do të luftojë me Iranin për shkak të Izraelit.
- NATO ka theksuar se nuk do të hyjë në konflikt me Iranin për Izraelin.
- Franca dhe Spanja kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët amerikanë.
- Presidenti Donald Trump është tejet i dëshpëruar nga kurthi që i ka vendosur Netanjahu, braktisja e NATO-s dhe dështimi për të mundur Iranin dhe hapur Kanalin e Hormuzit.
Në këtë situatë, duket se Mosadi izraelit po planifikon një false flag operation në bashkëpunim me regjimin e Ramës, sikurse kishte ndodhur në mars 2018, kur MEK-u pretendoi se Irani do të vriste muxhahedinët në Shqipëri.
Gazetari Gjergji Thanasi kishte provuar atëherë me dokumenta se “terroristët” iranianë të arrestuar nga anti-terrorizmi në Tiranë ishin në fakt gazetarë të ftuar nga Baba Edmond Brahimaj dhe Kryegjyshata Bektashiane.
Lajmi i ambasadës duket se është i vendosur strategjikisht për të krijuar panik dhe presion ndaj Evropës dhe NATO-s mbi “rrezikun iranian”.
Nëse Irani vendos të godasë MEK-un apo objektiva amerikane në Shqipëri, ai mund ta bëjë këtë hapur me teknologji dronësh dhe raketash, pa nevojë për akte terroriste, siç ka bërë në bazën britanike në Qipro.
Por nëse ndodh ndonjë sulm terrorist në Shqipëri, ka më shumë mundësi që ai të jetë operacion i Mosadit me MEK-un, ku Maryam Rajavi mund të sakrifikojë disa muxhahedinë për t’i faturuar më pas Iranit, si në mars 2018.
Ky njoftim duket pjesë e një strategjie të dëshpëruar nga Izraeli, MEK-u dhe SHBA për të shtyrë NATO-n dhe Evropën drejt luftës – për interesat e Netanjahut – kundër Iranit dhe Palestinës.
