Largimi i Vëngut nga Qeveria, shmangu një skandal diplomatik me SHBA …

Nga Redaksia:

Nga Artur Meçollari:

Gazetarja franceze e “Le Point” i bën një pyetje direkte Ramës. Thelbi i saj është nëse Qeveria Shqiptare ka tradhëtuar amerikanët për francezët në fushën e sigurisë? Dhe i përmend kompaninë franceze “Thales” dhe atë amerikane “Lockheed Martin”.

Rama nuk arrin dot as emrin t’i përmendë kompanisë amerikane Lockheed Martin (LM), të cilën Pirro Vëngu e përjashtoi plotësisht nga FA. Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) është ndërtuar nga LM në vitin 2010, por prej 2021 nuk mirëmbahet. Radari ajror statik i Mjedës është ndërtuar nga LM në vitin 2020 dhe nuk mirëmbahet nga 2021. Shqipëria duhet të blinte dy radarë të lëvizshëm nga LM, të integrueshëm me atë të Mjedës. Por Vëngu lidhi kontratë me kompaninë franceze Thales. Integrimi i tre radarëve mbetet një problem më vete.

Por ka dhe më.

Rama me urgjencë shpalli ndryshimet në Qeveri më 25 shkurt 2026, ku përfshiu edhe largimin e Vëngut nga Mbrojtja. Largimi i tij nuk kishte asnjë lidhje me largimin e Ballukut.

Vëngu kishte parashikuar më 2 mars 2026 të bënte një vizitë në SHBA, i shoqëruar nga 7 persona, nga të cilët një zëvendësministre dhe tre gjeneralë. Ishin prerë dhe biletat. Duket se mundësia e dështimit të vizitës dhe disa çështje të tjera që lidhen me përfaqësinë ushtarake të Shqipërisë në SHBA, detyruan Ramën të shmangë skandalin me largimin e Vëngut.

Në një ceremoni në Forcën Tokësore më 26 shkurt 2026, e Ngarkuara me Punë e SHBA, VanHorn, do të deklaronte se “jemi të kënaqur me bashkëpunimin me ministrin Vëngu muajt e fundit”, ndërsa ai kishte mbajtur këtë detyrë për 18 muaj.

Pjesë nga intervista e “Le Point”:

Gazetarja: Në qershor 2025, me rastin e panairit të aviacionit në Bourget, ju keni blerë një sistem radar francez të prodhuar nga Thales, GM400 Alpha, që ende nuk ju është dorëzuar. Për sigurinë strategjike të Shqipërisë, a refuzoni ekskluzivitetin amerikan, duke qenë se më parë furnizoheshit nga Lockheed Martin?

Rama: Ne kemi detyrimin të ndjekim vendet e mëdha. Kur je kryeministër i Shqipërisë, ke privilegjin të takosh të gjithë të mëdhenjtë e botës, por jo peshën për të vendosur fatin e botës… Ata vendosin, dhe ti i ndjek. Nëse kanë të drejtë dhe ka sukses, mund të thuash: “Jam pjesë e kësaj”. Por nëse gabojnë dhe bëjnë diçka të gabuar, atëherë mund të thuash se është faji i tyre!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *