Nga Avokati Arben Llangozi:
Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi shkatërruan sistemin e drejtësisë dhe pasi u kanë privuar qytetarëve aksesin në drejtësi, shkarkuan gjyqtarë e prokurorë me urdhra politikë. U shkarkuan gjyqtarë me urdhër të mafies dhe krimit, ndërsa të tjerë kaluan në këmbim të thasëve me para. Pa pikë turpi, kërcejnë këngën “Ku ka si Tirona lale”.
Ata festojnë të lumtur në resortin luksoz të një anëtari të një organizate terroriste të Sinaloas, resort që ndodhet në Vlorë. Ata festojnë sikur gjithçka të ishte në rregull, ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin drejtësi. Shfaqen në ambiente luksi, larg realitetit të njerëzve që enden dyerve të gjykatave për vite me radhë. Në këtë video shfaqen Rolan Ilia, Brunilda Bekteshi dhe disa anëtarë të tjerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të pranishëm në një ambient festiv.
Në pamje vihet re gjithashtu edhe prezenca e disa gjyqtarëve që kanë kaluar procesin e vettingut nëpërmjet korrupsionit. Kjo skenë ngre pikëpyetje dhe ushqen perceptimin se mes vendimmarrësve të vettingut dhe disa prej atyre që janë konfirmuar në detyrë ekziston një afërsi që për publikun mund të duket problematike, duke shtuar debatet mbi transparencën dhe besimin te sistemi i drejtësisë.
Lulezim Ahmitaj “djeg” rrjetin me kërcimin e tij “sensual dhe seksi”, ndërkohë Pamela Qirko filmon festën
Nuk është dasmë, por një event festiv ku disa nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shfaqen duke festuar nën ritmet e “Ku ka si Tirona lale”. Ndërkohë që qytetarët presin prej vitesh për drejtësi, në këtë ambient duket sikur gjithçka shkon për mrekulli.
Në qendër të vëmendjes është Lulezim Ahmitaj, i cili me kërcimin e tij sensual, të lirshëm dhe plot vetëbesim ka tërhequr vëmendjen në rrjet. Performanca e tij bie në sy jo vetëm për energjinë, por edhe për kontrastin me rolin serioz që pritet nga figura të lidhura me sistemin e drejtësisë.
Videoja, thuhet se është filmuar nga Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut, tregon një atmosferë luksi dhe feste, larg realitetit të përditshëm të qytetarëve që përballen me vonesa dhe probleme në gjykata, vetëm për shkak të këtyre personazheve.
Ndërkohë, skandali shtohet edhe më shumë nga fakti që shumë prej atyre që kërcejnë “Ku ka si Tirona lale” nuk janë fare nga Tirana, por e duan shumë kryeqytetin sepse aty kanë gjetur më shumë mundësi për përfitime, vjedhje e korrupsion sesa për përfaqësim. Kjo e bën skenën edhe më qesharake.
Lulezim Ahmitaj ka bërë bujë në rrjet me kërcimin e tij “sensual dhe seksi”, duke marrë të gjithë vëmendjen në një moment festiv. Ndërkohë, në sfond vazhdojnë të qarkullojnë lajme për hetime ndaj tij në shtetin italian, gjë që i jep gjithë situatës një kontrast të çuditshëm mes spektaklit dhe realitetit ligjor.
