Çfarë e shtyu kancelarin Merz të refuzonte ofertën e Trump?

Nga Redaksia:

Kancelari gjerman Friedrich Merz mori një vendim të rëndë dhe të guximshëm për politikën e jashtme të Berlinit. Ai i tha publikisht jo Presidentit amerikan Donald Trump, duke refuzuar kërkesën e tij për angazhimin ushtarak të Gjermanisë dhe partnerëve të NATO-s në Ngushticën e Hormuzit, një zonë strategjike ku tensionet me Iranin janë rritur ndjeshëm.

Merz, i cili një vit më parë ishte kritik i ashpër i Trump, për shkak të raporteve transatlantike dhe interesave ekonomike, kishte bërë përpjekje të afrohesh me Presidentin amerikan. Por tani, sipas tij, Trump po tejkalon çdo kufi në kërkesat për Iranin.

Në një deklaratë për mediat, Merz theksoi:

“Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk na kanë konsultuar përpara kësaj lufte. Nuk ka vendim të përbashkët mbi mënyrën se si duhet vepruar, prandaj Gjermania nuk do të angazhohet ushtarakisht.”

Edhe Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), ishte i qartë:

Nuk është lufta jonë. Ne duam një përfundim diplomatik dhe të shpejtë. Dërgimi i anijeve luftarake në rajon nuk do të ndihmojë.

Ky vendim vjen në një kohë kur Gjermania dhe shumë vende të tjera përballen me çmime të larta karburantesh dhe pasojë ekonomike nga rritja e tensioneve ndërkombëtare. Megjithatë, Berlini mbetet i vendosur se detyra kryesore e NATO-s është mbrojtja e territorit të aleancës, dhe zona e Hormuzit nuk përfshihet aty.

Vendimi i Merzit tregon se Gjermania ruan pavarësinë e saj në vendimmarrje dhe refuzon presionet e aleatëve, edhe kur bëhet fjalë për partnerin ekonomik dhe strategjik më të rëndësishëm. Një detyrë e vështirë për kancelarin dhe qeverinë gjermane, por një që tregon qartësisht se Berlini nuk do të bëhet servil ndaj kërkesave të jashtme.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *