Nga Redaksia:
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ecën me ritëm të ngadaltë, dhe realiteti është më i thjeshtë se propagandat e qeverisë së Edi Rama: pa reforma reale dhe pa pastrimin e politikës nga skandalet, BE nuk hap asnjë kapitull negociatash.
Raporti i vlerësimit të përkohshëm të standardeve, IBAR, që do të gjykojë nëse Shqipëria përmbush kriteret kryesore të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, ende nuk është miratuar. Pa këtë hap kyç, kapitujt 23 dhe 24 mbeten të mbyllur, dhe çdo propagandë për “përparim historik” është thjesht teatër për mediat.
Fakti i thjeshtë është ky: sa të ketë Belinda Ballukun dhe mbrojtësit e saj, Edi Rama nuk ka asnjë interes të vërtetë për integrimin në BE. Ai vazhdon të mbrojë oligarkët dhe korrupsionin e qeverisë së tij, ndërkohë që Shqipëria ngec dhe shqiptarët humbasin mundësinë për një të ardhme europiane të sigurt.
Por kjo është në të vërtetë një lajm i mirë për shqiptarët. Pse? Sepse pa BE-në ne duhet të shpëtojmë shqipërinë dhe kjo do të na japi mundësin qe të mos e braktisim vendin duke shpresuar se gjithçka do të rregullohet “nga Brukseli”. Tani është detyra e tyre të luftojnë për të ndryshuar qeverinë, për të rrëzuar klasën politike 35-vjeçare që ka vjedhur dhe shkatërruar kombin tonë.
Shqiptarët nuk duhet të gëzohen për fjalë boshe mbi integrimin europian. Ata duhet të veprojnë, të kërkojnë drejtësi, dhe të zhdukin korrupsionin që ka sunduar vendin për dekada. Vetëm kështu Shqipëria mund të ketë një të ardhme të vërtetë, jo një iluzion propagande siç po shfaq qeveria e Rilindjes.
