Nga Redi Minga:
Vizita e Edi Rama në Washington, D.C. po shoqërohet me bujë mediatike nga studiot pranë qeverisë në Tiranë. Transmetime live, kronika entuziaste, superlativa për “vizitë të rëndësishme” – por një gjë thelbësore mungon: axhenda e plotë.
Nuk dimë:
- Kush e pret konkretisht?
- Cilat institucione do të vizitojë?
- Cili është qëllimi zyrtar i udhëtimit?
- Çfarë përfiton Shqipëria nga kjo vizitë?
Në vend të transparencës, kemi heshtje.
Po sikur 19 Shkurti të mos jetë thjesht një vizitë?
Po sikur data 19 shkurt 2026 të mos jetë zgjedhur rastësisht?
Po sikur kryeministri të jetë thirrur për të dhënë llogari para institucioneve të drejtësisë amerikane dhe kjo të jetë kamufluar si “vizitë pune”?
Në politikë, asgjë nuk ndodh rastësisht. Aq më pak kur bëhet fjalë për një udhëtim në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara. Nëse gjithçka do të ishte e zakonshme dhe triumfale, do të kishim:
- Foto me zyrtarë të lartë amerikanë
- Njoftime të përbashkëta
- Deklarata për shtyp
- Axhendë të detajuar publike
Por deri tani, kemi vetëm njoftime për udhëtimin – jo për përmbajtjen e tij.
Pse heshtin mediat?
Ky do të ishte momenti “më brilant” për makinerinë propagandistike të Rilindjes: një shfaqje në Washington, foto në korridoret e pushtetit amerikan, takime të bujshme.
E megjithatë, informimi është i vakët.
Asnjë njoftim zyrtar për takime të nivelit të lartë jashtë asaj që është deklaruar minimalisht.
Kjo krijon dyshime legjitime.
Transparenca nuk është luks
Kur një kryeministër udhëton në SHBA, qytetarët kanë të drejtë të dinë:
- Me kë takohet?
- Çfarë diskutohet?
- A ka ndonjë çështje ligjore apo hetimore në sfond?
- Pse data 19 shkurt?
Në mungesë të informacionit, lindin pikëpyetje. Dhe pikëpyetjet nuk janë shpifje – janë produkt i mungesës së transparencës.
