Milano – Emigrantët shqiptarë në Itali po organizojnë një protestë masive në Milano, duke ngritur zërin kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe situatës alarmante në vend. Sipas njoftimeve të shpërndara në rrjete sociale, protesta është planifikuar për datën 22 shkurt dhe mban sloganin simbolik: “Shqipëria në rrënim”.
Arsyeja kryesore e protestës, sipas organizatorëve, është keqqeverisja e vendit, korrupsioni i thellë dhe taksat e papërballueshme që i kanë detyruar mijëra shqiptarë të braktisin atdheun e tyre dhe të kërkojnë një të ardhme në emigrim.
Ky mobilizim i shqiptarëve në diasporë reflekton një zemërim të grumbulluar prej vitesh ndaj politikave të qeverisë Rama, të cilat sipas emigrantëve kanë dëmtuar rëndë ekonominë, shërbimet publike dhe perspektivën e rinisë shqiptare.
Protesta në Milano pritet të shërbejë jo vetëm si një shenjë solidariteti me qytetarët e braktisur në Shqipëri, por edhe si një paralajmërim për klasën politike që ndëshkimi moral dhe qytetar po afrohet. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke kërkuar tërheqje të qeverisë nga politikat që po shkatërrojnë vendin dhe të një ndryshimi të madh në drejtimin e Shqipërisë.
Ky është një paralajmërim i qartë se shqiptarët e diasporës nuk do të heshtin më, dhe se zëri i tyre mund të bëhet një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e një Shqipërie të drejtë dhe të fortë.
