Nga Redaksia:
Andrea Bregu është një aktivist i njohur në Shqipëri, i përkushtuar në mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe traditave kombëtare. Ai ka marrë pjesë në beteja të shumta qytetare dhe ka qenë në krye të lëvizjeve kundër axhendave ideologjike që, sipas tij, rrezikojnë të ardhmen e fëmijëve dhe të vendit. Njohur për qëndrimin e tij të fortë dhe për gatishmërinë për të sfiduar pushtete dhe ndikime të huaja, Andrea Bregu ka bërë zë të fuqishëm kundër asaj që ai e quan “Mafia Soros” dhe përpjekjeve për të ndryshuar vlerat tradicionale shqiptare.
Andrea Bregu – Aktivist për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Vlerave Kombëtare
Duke u përgatitur për përballjen me atë që e konsideroj Mafien Soros dhe me zbatuesit e axhendës së saj ideologjike, përfshirë mercenarët e axhendës LGBTQ, kjo betejë për mua nuk është politike, por morale dhe kombëtare.
Kjo është një përballje kundër atyre që kanë shkelur vijën e kuqe, duke synuar përmes ideologjisë dexhenderizimin e fëmijëve tanë.
VIJA E KUQE JANË FËMIJËT.
Dhe për këtë vijë jam i gatshëm të përballem me këdo. Nuk trembem dhe nuk tërhiqem. Edhe nëse kjo përballje ka kosto personale, jam i ndërgjegjshëm dhe i vendosur ta përballoj.
Pas viteve 2021–2022, gjatë betejës kundër vaksinimit të detyruar të të rinjve, studentëve dhe fëmijëve, mendoja se ajo ishte sfida më e madhe që kishim përballuar. Por në nëntor të vitit 2025 u bë e qartë se nuk bëhej fjalë për një betejë të vetme, por për një seri betejash të vazhdueshme.
Dhe sërish, beteja e radhës ka në qendër fëmijët.
Kjo është një betejë që duhet fituar me çdo kusht, ashtu si ajo e mëparshmja.
Sepse fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi, dhe Shqipëria nuk meriton të helmohet nga axhenda ideologjike të importuara, të cilat bien ndesh me vlerat, traditën dhe identitetin kombëtar.
Kjo është thelbi i kësaj përballjeje. Dhe kjo është arsyeja pse nuk ka kthim pas.
Slogani:
“MAFIA SOROS, LARG DUART NGA E ARDHMJA E SHQIPËRISË”
“SOROS MAFIA, HANDS OFF FROM ALBANIA’S FUTURE”
Shihemi.
