Nga Andrea Bregu:
A ka provë më të qartë se Gjykata Kushtetuese është kthyer në vegël të pushtetit kundër SPAK ku ditën e djeshme shtynë dhënien e vendimit për Belinda Ballukun dhe sot Rama shtyu mbledhjen e Komisionit të Mandateve pa afat??
Kjo tregon që përveçse janë të kapur e kanë kthyer veten në ushtarë të pushtetit kundër SPAK.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese tregon se Regjimi ka konsoliduar pozitat e tij për të mbrojtur Belinda Ballukun por edhe të tjerët (ministra dhe deputetë) që janë nën hetim nga SPAK.
Gjenerali i ushtrisë së vdekur dhe Kreu i Organizatës me këto veprime tregon vetëm një gjë, faktin që ushtria e të të vdekurve është kthyer në një ushtri kalbësirash që nuk po kalbin vetëm Regjimin e tij por edhe atë vetë duke u vendosur përballë SPAK-ut si mburojë për ushtrinë e tij të të vdekurve në mesin e qindra rasteve që është në dhjetëra dosje korrupsioni apo edhe çështjesh penale të ushtrisë së tij të të vdekurve dhe organizatës mafioze që ai drejton nën emrin e Rilindjes.
Hallet nuk ja zgjidh dot Tel Avivi, e ka të kotë, të shkojë të puthë murin sa të dojë, të takojë Bibin sa të dojë dhe të mbajë fjalime në Knesset sa të dojë.
