Gjykata Kushtetuese vonon vendimin për “çështjen Balluku” – një histori e paralajmëruar …

Nga Redaksia:

Në një shkrim të mëparshëm, PatriotikMedia.al paralajmëroi nga burime të sigurta se Gjykata Kushtetuese dhe gjykatat e tjera nuk do të japin leje për dorëzimin e imunitetit të Belinda Ballukut – dhe kjo tashmë është vërtetuar.

Edhe sot historia përsëritet.

Trupa e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen përfundimtare lidhur me çështjen “Balluku”. Mbledhja në dhomë këshillimi nuk mjaftoi për të nxjerrë një vendim, duke e shtyrë rishqyrtimin në një seancë të ardhshme.

Më poshtë mund të lexoni:

Ky qëndrim i Gjykatës pritej me interes të madh, pasi vendimi i saj do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në veprimet e Këshillit të Mandateve, i cili të mërkurën ka parashikuar shqyrtimin e një kërkese tjetër të SPAK-ut: autorizimin për heqjen e imunitetit të Ballukut. Mazhoranca ka shtyrë mbledhjen deri sa të dalë një vendim nga Gjykata Kushtetuese, duke treguar qartë se strategjia politike është e qartë.

Është e njohur tashmë se gjykatat shqiptare funksionojnë si vegla të Sorosit, dhe nga kjo pikëpamje, Edi Rama nuk ka asnjë shqetësim për të mbrojtur Ballukun, ndryshe nga Saimir Tahiri. Belinda Balluku është një figurë strategjike, e sjellë nga Greqia dhe që mbulon interesat e saj në Shqipëri, duke shërbyer si “kukull” e projektuar për të mbrojtur ndikimin grek në vend.

Kjo situatë tregon qartë se politika shqiptare vazhdon të manipulohet nga interesa të jashtme dhe se individë të caktuar mbahen në pozicione kyçe jo për merita, por për të shërbyer projektet e huaja.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *