Nga Redaksia:
Në momentet kur një regjim politik konsumohet dhe legjitimiteti i tij bie, rrjeti sorosian nuk sjell kurrë figura nga populli, por produkte të përgatitura paraprakisht në laboratorë akademikë dhe ideologjikë perëndimorë. Një nga këto figura që po qarkullon sot në prapaskenë është akademikja Lea Ypi.
Mos u mashtroni nga etiketa “profesoreshë”, “filozofe”, apo “e pavarur nga politika”. Soros nuk ka nevojë për militantë partie – ai prodhon ideologë.
Formimi që nuk është rastësi
Lea Ypi nuk është thjesht një shqiptare e suksesshme jashtë vendit. Ajo është:
- e shkolluar në universitete dhe programe të lidhura drejtpërdrejt me ekosistemin Open Society,
- e promovuar në qarqe akademike ku Fondacioni Soros ka investuar prej dekadash,
- dhe e legjitimuar publikisht si zë moral për Ballkanin, pikërisht nga ato struktura që kanë drejtuar tranzicionin e dështuar shqiptar.
Ky nuk është formim neutral. Ky është formim ideologjik i kontrolluar.
Diskursi i njëjtë, vetëm me fjalë “intelektuale”
Kush e ndjek diskursin publik të Lea Ypit e kupton qartë se:
- nacionalizmi shqiptar paraqitet si problem,
- sovraniteti relativizohet,
- shteti-komb shihet si pengesë,
- ndërsa “shoqëria e hapur”, “vlerat post-kombëtare” dhe “globalizmi etik” shiten si shpëtim.
Kjo është doktrina Soros, e njëjta që:
- shkatërroi institucionet shqiptare,
- kapi drejtësinë,
- prodhoi elitë servile,
- dhe e ktheu Shqipërinë në laborator eksperimentesh politike.
Pse tani Lea Ypi?
Sepse skenari është i njohur:
- Rama është i konsumuar ndërkombëtarisht
- opozita sorosiane është e pabesueshme
- populli është i varfëruar dhe i lodhur
– Zgjidhja? Qeveri “teknike”
-Fyra e re? Akademikja “e pastër”
-Përmbajtja? I njëjti program sorosian, me ambalazh të ri
Kjo është riciklim pushteti, jo reformë.
Ushtritë e Sorosit nuk vijnë më me parrulla
Sot Soros nuk ka nevojë për aktivistë rrugësh.
Ai përdor:
- profesorë,
- akademikë,
- “ekspertë të pavarur”,
- figura morale të fabrikuara.
– Lea Ypi përfaqëson këtë model: jo si individ, por si simbol i vazhdimësisë së kontrollit ideologjik mbi Shqipërinë.
Patriotizmi nuk është ekstremizëm
Të mbrosh:
- kombin,
- sovranitetin,
- historinë,
- interesin kombëtar,
nuk është “rrezik”, siç përpiqen ta paraqesin këta ideologë.
Rreziku i vërtetë është zëvendësimi i vullnetit popullor me eksperimente teknokratike të dirigjuara nga jashtë.
