Edi Rama i acaruar në konferencën për shtyp: Lavdëron shefen e AKSHI-t nën arrest dhe shfaqet i vetëm përballë gazetarëve …

Nga Redaksia:

Kryeministri Edi Rama u shfaq dukshëm i acaruar, i shpërqendruar dhe i tensionuar gjatë konferencës së fundvitit për shtyp, një dalje publike që ekspozoi jo vetëm nervozizmin e tij, por edhe vetminë politike në majën e pushtetit. Pa asnjë këshilltar pranë, pa zëvendëskryeministër dhe pa mbështetje institucionale, Rama u soll më shumë si një kapo i izoluar i një strukture mafioze, sesa si kryeministër i një shteti demokratik.

Kjo dalje përpara gazetarëve përforcon bindjen se Shqipëria nuk drejtohet më nga shteti, por nga një model mafioz i qeverisjes, ku pushteti personal zëvendëson institucionet dhe përgjegjësia politike fshihet pas arrogancës.

Në këtë atmosferë të rënduar, Rama zgjodhi të ngrejë në piedestal drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, pavarësisht se ajo ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi”, e vendosur nga SPAK, nën akuza për korrupsion.

Më poshtë mund të lexoni:

Kryeministri deklaroi se e njeh Karçanajn prej 20 vitesh dhe e cilësoi atë si figurën kyçe të transformimit dixhital të Shqipërisë, duke tentuar të minimizojë rëndësinë e hetimeve penale ndaj saj.

“Në krye të skuadrës së AKSHI-t është një grua që ka respektin tim të padiskutueshëm, Linda Karçanaj. E njoh prej 20 vitesh, punon pa orar dhe ka udhëhequr një transformim epokal për Shqipërinë. Ajo është protagonistja e transformimit dixhital të vendit me respekt ndërkombëtar”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se nuk mund të komentojë mbi “gjysmë të vërtetat” që sipas tij qarkullojnë në media, duke akuzuar në mënyrë indirekte institucionet për rrjedhje informacioni nga hetimet dhe duke insistuar se vetëm gjykimi do të vendosë për fajësinë ose pafajësinë.

Por kontrasti është flagrant: ndërsa drejtësia heton dhe vendos masa sigurie, Kryeministri del publikisht për të mbrojtur dhe lavdëruar një zyrtare të lartë nën arrest, duke i dhënë një mesazh të qartë presioni dhe përçmimi ndaj drejtësisë.

Kjo sjellje forcon perceptimin se Rama nuk e sheh veten si kryeministër të një republike, por si drejtues absolut të një strukture ku pushteti, paratë dhe mbrojtja politike ndërthuren, duke e kthyer shtetin në mafia-shtet.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *