Censura, Sorosi dhe “Tiku” – Një pyetje e Avokatit që nuk merr përgjigje …

Nga Avokati Altin Goxhaj

Në një realitet mediatik të dominuar nga censura selektive, financime të errëta dhe promovime të dirigjuara, pyetjet e vërteta nuk marrin kurrë përgjigje. Avokati Altin Goxhaj, një nga zërat më të sulmuar dhe njëkohësisht më të heshtur nga mediat kryesore në Shqipëri, ngre një dilemë thelbësore që ekspozon hipokrizinë e sistemit politik dhe mediatik të kapur nga interesat sorosiane.

Në shkrimin e mëposhtëm, Goxhaj demaskon mekanizmin e promovimit artificial të të ashtuquajturit “Tiku i Sorosit” dhe shpjegon pse një zë kritik si i tij mbahet nën censurë absolute prej më shumë se një dekade, ndërsa figurat e kontrolluara shfaqen pa pushim në çdo ekran.

Shkrimi i plotë:

Një pyetje për naivët e “Tikut të Sorosit” dhe për budallenjtë që më akuzojnë se i shërbej Ramës apo Sorosit:

Nëse Edi Ramës do t’i interesonte realisht të denigronte “Tikun e Sorosit”, përse nuk ma hap mua derën e mbyllur prej 12 vitesh në të gjitha televizionet që ai financon?
Televizione që sot e promovojnë Tikun pa pushim.

Përse nuk më lejon të dal publikisht dhe ta demontoj “Tikun e Sorosit” ashtu siç di unë, me fakte dhe argumente, duke e diskredituar përfundimisht edhe për ata pak njerëz që ende janë të mashtruar?

Ju kujtoj një fakt thelbësor:
“Tiku” refuzon të ballafaqohet me mua prej tre vitesh.
Ndërkohë, 99% e argumenteve që përdoren sot për refuzimin masiv ndaj tij burojnë pikërisht nga denoncimet e mia publike.

Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar arsyen pse, sa herë që unë dal në protestë, përballem me censurë absolute.
Prej 11 vitesh jam i ndaluar në 10 televizionet e kontrolluara nga Rama, ndërsa “Tiku i Sorosit” promovohet në çdo ekran të “Ramës së Sorosit”, me protestë apo pa protestë.

Përgjigjja është e thjeshtë dhe brutalisht e qartë:

TIKU ËSHTË ROJA E PARKINGUT TË RAMËS.
Roli i tij është që asnjë protestë që “parkon” aty të mos dalë jashtë kontrollit.

Në këto ditë të vështira për regjimin e Ramës, Soros punon fort, dhe veglat e tij janë në terren.

Tani vazhdoni dhe “hajeni” përsëri mashtrimin, ashtu siç e hëngrët me Ramën dhe Veliajn.
Duket se nuk ngopeni kurrë duke u gënjyer nga të njëjtët skenarë sorosianë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *