Panik në mediat europiane: “kujdes Zelensky në Mar-a-Lago” – frika e dordolecëve të BE- së që po u vjen fundi …

Nga Avokati Altin Goxhaj:

Në mediat kryesore europiane po qarkullon me nervozizëm një “këshillë” absurde: Zelensky duhet të ketë kujdes nesër në Mar-a-Lago kur të takohet me Donald Trump, sepse “Trump mund t’ia fusë”. Ky është niveli i frikës dhe konfuzionit ku ka përfunduar establishmenti europian.

Ata ende nuk e kuptojnë se e kanë tashmë brenda, të gjithë këta “zhelet” e Europës politike, dhe se data 20 janar shënon një kthesë të pashmangshme. Në vend që të reflektojnë, të kërkojnë llogari dhe të pranojnë dështimin historik, ata zgjedhin propagandën e radhës dhe teatrin e viktimës.

Bilanci i fshehur i një lufte të sabotuar

Pas 11 muajsh, bilanci real i kësaj aventure është tronditës:
qindra mijëra ukrainas të vrarë, një shtet i shkatërruar, një kontinent i futur në krizë energjetike, ekonomike dhe morale.

Dhe për çfarë?

Për sabotimin sistematik të çdo tentative paqeje, jo nga populli ukrainas, por nga burokratët dhe elitat europiane që e shndërruan Ukrainën në fushë shahu gjeopolitik.

Këta njerëz nuk luftuan për Ukrainën, por për axhendat e tyre ideologjike, financiare dhe atlantiste, duke i shërbyer luftës si industri dhe jo paqes si zgjidhje.

Dordolecët e Europës e dinë të vërtetën

Ata që sot drejtojnë Europën e dinë shumë mirë se po i fusin popujt e tyre në një kasaphanë. Prandaj kërcejnë si “prifti nga belaja”, duke paralajmëruar rreziqe imagjinare dhe duke demonizuar këdo që flet për paqe, ndryshim apo kthim të sovranitetit kombëtar.

Por koha e tyre po mbaron.
Popujt janë zgjuar.
Inflacioni, varfëria, censura, represioni ideologjik dhe frika e luftës i kanë hapur sytë edhe atyre që dje besonin verbërisht.

Fundi i këtyre dordolecëve politikë nuk do të jetë i qetë, sepse ata kanë ndërtuar një sistem mbi gënjeshtra dhe frikë.

Pyetja e madhe për shqiptarët

Dhe këtu lind pyetja që nuk mund të shmanget më:
Çfarë do të bëjnë shqiptarët me bastardët e tyre politikë?

Me ata që kopjuan modelin europian më të kalbur:
– servilizëm ndaj Sorosit dhe burokracisë globale
– shkatërrim të shtetit
– varfërim të qëllimshëm të popullit
– kriminalizim të patriotizmit dhe mendimit ndryshe

A është problemi se “kanceri sorosian” paska qenë shumë i fortë?
Apo se ne vetë nuk kemi reaguar në kohë, duke lejuar që mediokriteti, frika dhe oportunizmi të zëvendësojnë karakterin dhe dinjitetin?

Koha e zgjedhjes

Historia nuk fal.

As popujt nuk falin përgjithmonë.

Europa po hyn në një fazë llogaridhënieje. Shqipëria nuk mund të rrijë spektatore. Ose do të zgjohemi si komb, ose do të vazhdojmë të drejtohemi nga kopje të dështuara të dordolecëve europianë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *