Nga Redaksia:
Sistemit financiar shqiptar do t’i shtohet për herë të parë një bankë tërësisht dixhitale, pasi Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e Jet Bank për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.
Sipas vendimit të Bankës së Shqipërisë, “JET Bank” synon të jetë banka e parë në Shqipëri që operon në mënyrë tërësisht digjitale…”
Ligji “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” përcakton se procesi i licencimit kalon në dy faza…
Izraelitë në prapaskenë?
Edhe pse në dokumente formale përmenden si biznesmenë britanikë, burime të pavarura dhe raportime të mëhershme investigative, përfshirë ato të publikuara nga PatriotikMedia.al, kanë hedhur dritë mbi dyshimet se pas “Jet Bank” qëndrojnë grupe investitorësh me origjinë izraelite, të cilët dyshohet se përdorin struktura offshore për të fshehur origjinën reale të kapitalit.
Sipas këtyre burimeve, lindin dyshime serioze se kapitali real financiar mungon, ndërsa struktura e bankës mund të shërbejë më shumë si një kanal eksperimental në tregun shqiptar sesa një institucion i qëndrueshëm financiar.
Rrezik për sigurinë financiare?
Fakti që bëhet fjalë për bankën e parë pa asnjë degë fizike në Shqipëri, e kombinuar me mungesën e transparencës mbi burimin real të kapitalit, ka ngritur shqetësime në qarqe ekonomike dhe mediatike.
Historia e vendit me skema piramidale dhe kriza financiare e bën këtë situatë edhe më të ndjeshme.
Më poshtë mund të lexoni:
Pyetje që kërkojnë përgjigje
– Kush janë realisht pronarët fundorë të Jet Bank?
– A janë investitorët realisht britanikë, apo qëndrojnë interesa izraelite?
– Sa kapital real është depozituar për këtë bankë?
