Nga Andrea Bregu:
Rasti i dyshuar i aferës korruptive në ndërtimin e Kolegjit të Europës në Qytetin Studenti ka marrë kthesë të re, pasi aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu po nisin procedurat ligjore dhe ndërkombëtare për hetimin e plotë të çështjes. Përfshirja e emrave të rëndësishëm në administratën shqiptare dhe europiane, përfshirë ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, e ka kthyer këtë skandal në një çështje me interes të gjerë publik, kombëtar dhe europian.
Postimi i plotë:
GATI PROÇEDURAT LIGJORE DHE NDJEKJA NDËRKOMBËTARE PËR KOLEGJIN E EUROPËS NË QYTETIN STUDENTI NGA AKTIVISTËT AUREL KUJTIMI DHE ANDREA BREGU, KU E PËRFSHIRË ËSHTË FEDERICA MOGHERINI
Javën tjetër Aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu nisin procedurat ligjore për ndjekjen penale dhe në mënyrë ndërkombëtare për Aferën Korruptive të Kolegjit të Europës në Qytetin Studenti ku e përfshirë është Federica Mogherini në rolin e Rektores së Kolegjit të Europës në bashkëpunim me Edi Ramën, Erion Veliajn, Ogerta Manastirliun, Anila Shehun, Dritan Agollin e të tjerë.

Po i drejtohemi Prokurorisë së Posatçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me një Kallëzim Penal i cili është në përgatitje e sipër, kundër emrave të sipërcituar për veprat penale të Korrupsionit aktiv/pasiv të Zyrtarëve të lartë, Shkeljes së Barazisë në tendera dhe ankande publike, Tjetërsimit të Pronës, e të tjera si Grup i Strukturuar Kriminal.

Gjithashtu dosjen që e kemi përgatitur do ta dërgojmë pranë instancave të Bashkimit Europian dhe Grupimit Parlamentar “Patriotët për Europën” por edhe pranë instancave ligj-zbatuese të Shtetit Belg për përfshirjen e Federica Mogerini-t në çështjet e korrupsionit në Qytetin Studenti.

Në vend që territori ku është në ndërtim e sipër Kolegji i Europës të shfrytëzohej për ndërtimin e godinave të reja dhe për rritjen e kapaciteteve të akomodimit të studentëve në Qytetin Studenti me standartet më të larta, fondet publike të taksapaguesve Shqiptarë shfrytëzohen për afera korruptimi dhe joshje për zyrtarët e korruptuar si Federica Mogherini që është nën akuzë publike për korrupsion me fondet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Tenderi i dhënë për ED Konstruksion dhe Fusha SHPK të përfshira edhe në çështje të tjera korruptive të zyrtarëve të lartë si 5D është një aferë e pastër korrupsioni që duhet hetuar nga SPAK për të çuar përpara drejtësisë të gjithë zinxhirin e përfshirë në këtë aferë korruptive.
Si aktivistë do ta ndjekim deri në fund këtë çështje për të çuar përpara ndjekjes penale të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë korruptive duke ofruar bashkëpunimin tonë me instancat ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje.
