Vuçiç në “Safarin e Snajperëve”? Videoja që po trondit Serbinë – Stojkoviç kërkon hetim për ish-ministrin e Millosheviçit …

Nga Redaksia:

Një video e re, e publikuar së fundmi, po çan më shumë se kurrë skenën politike në Serbi dhe po rikthen në qendër të akuzave presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Në regjistrim dëgjohen sharje brutale, thirrje të njëpasnjëshme “putjeras, putjeras…” dhe komunikime që ngjajnë si koordinime snajperësh gjatë një operacioni të armatosur.

Juristi dhe aktivisti Çedomir Stojkoviq ka deklaruar publikisht se kjo video është provë e rëndësishme dhe se lidhjet çojnë drejt Vuçiçit dhe strukturave të luftës të viteve ’90.

Vuçiq – ish funksionar i regjimit të Sllobodan Millosheviçit

Çfarë shumë media hezitojnë ta përmendin është fakti historik se Aleksandar Vuçiq nuk është thjesht një figurë e dalë nga nacionalizmi serb, por ka qenë pjesë e administratës së Slobodan Millosheviçit.

Qysh nga viti 1998 deri më 2000, Vuçiq ka shërbyer si Ministër i Informimit i qeverisë së Serbisë, nën regjimin e Millosheviçit.
Në atë periudhë, ai u bë i famshëm për ligjet e ashpra të censurës mediatike dhe qëndrimet ekstremiste nacionaliste.

Pikërisht ky e bën videon edhe më tronditëse:

Një njeri që ka qenë pjesë e aparatit shtetëror të Millosheviçit, tani përmendet sërish në kontekst të operacioneve të dyshuara paramilitare.

Çfarë dëgjohet në video?

Në video, e cila tashmë po qarkullon me shpejtësi të madhe në Serbi, dëgjohen fraza si:

“Si atëherë nuk e qëlloi të gjallin?”

“Dëgjo, putjeras!” – përsëritur dhjetëra herë në mënyrë agresive

Referenca ndaj një personi me nofkën Šištan

Thirrje që duken si sinjale gjatë një situate luftarake

Gjuha, toni, ritmi dhe mënyra e të folurit përputhen me komunikimin që karakterizonte grupet paramilitare serbe në terren gjatë luftërave të Ballkanit.

Stojkoviq: “Prokuroria duhet të hapë çështje kundër Vuçiçit”

Sipas Stojkoviqit, videoja nuk është thjesht material propagandistik, por provë për hetim penal.
Ai ka paralajmëruar se do t’i drejtohet zyrtarisht Prokurorisë së Krimeve të Luftës, duke kërkuar nisjen e hetimit për:

Rolin e personave në video

Lidhjet e tyre me strukturat e regjimit të Millosheviçit

Pozicionimin e mundshëm të Vuçiçit në ato operacione

“Vuçiq nuk ishte askush i rastit në vitet ’90. Ai ishte Ministër i Informimit i Millosheviçit. Ai e di shumë mirë çfarë ka ndodhur dhe kush ka qenë në terren”, ka deklaruar Stojkoviq.

Skandali më i madh politik që mund të godasë Serbinë

Nëse hetimet hapen, kjo video mund të shndërrohet në:

Skandalin më të madh politik të 20 viteve të fundit

Një goditje direkte ndaj imazhit të Vuçiçit

Një çarje të thellë brenda strukturave qeveritare dhe ushtrake serbe

Më poshtë sjellim videon e plotë që po trondit Serbinë dhe që mund të hapë dosje të reja të krimeve të luftës.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *