Nga Redaksia:
Prej vitesh shqiptarët derdhin mllefin në rrjetet sociale duke thënë “Rama iku… Rama ra… Rama e hëngri”. Por realiteti është krejt tjetër: Edi Rama as e rrun fare për fjalët në Youtube apo Facebook. Përkundrazi, ai u’a ka lënë rrjetet sociale në dorë që të shfryni aty, ndërsa ai forcon pushtetin real në terren – përmes policisë, drejtësisë së kapur dhe administratës së kontrolluar.
Kjo është arsyeja pse ai i le njerëzit të “përrallisin” pa fund nëpër komente. Sepse statuset nuk rrëzojnë regjime. Sepse zemërimi virtual është valvul shkarkimi, jo mekanizëm ndryshimi.
Komunizmi – sëmundja që ka lënë gjurmë të pashlyeshme
Shumë shqiptarë duket se kanë harruar një të vërtetë themelore:
“Komunizma është një sëmundje e tmerruar, si tërbimi i qenëve dhe ujqërve; një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por edhe zemrën dhe shpirtin e njeriut.”
Kjo sëmundje, që la pasoja të thella tek populli ynë, vazhdon të shfaqet sot në formën më moderne të saj: bindje, nënshtrim, heshtje dhe varësi ndaj shtetit-parti. Prandaj shqiptarët zgjedhin statuset në vend të veprimit. Prandaj njerëzit shfryjnë virtualisht, por pranojnë realisht padrejtësinë.
Rama nuk bie nga komentet – bie vetëm nga veprimi
Edi Rama e di që populli është i lodhur, i shpërndarë dhe i zhytur në halle ekonomike. E di që protesta nuk organizohet me meme dhe tallje. Prandaj nuk shqetësohet nga rrjetet sociale. Krejt sistemi që ka ngritur funksionon mbi një logjikë të thjeshtë:
Sa më shumë flisni online, aq më pak veproni jashtë.
Nëse shqiptarët do të kishin reaguar me të njëjtën forcë si në komentet e Facebook-ut, Shqipëria nuk do të ishte sot një vend në shpopullim, në kapje, në varfëri dhe në turpin ndërkombëtar që e ka katandisur Rilindja Sorosiane.
Ngrihuni… ose largohuni – por mjaft me vajtime
Shqiptarët kanë vetëm dy rrugë përpara:
- Të ngrihen
Jo me fjalë, por me organizim.
Jo me video provokimi, por me presion qytetar.
Jo me shpresë boshe, por me vetëdije se vendi nuk ndryshon vetë.
- Të largohen
Nëse nuk kanë më durim, më fuqi dhe më besim, atëherë rruga e emigrimit është alternativa e vetme. Por të paktën të mos na lodhin më veshët me refrenin e përjetshëm “Rama iku… Rama iku…” ndërkohë që ai rri në pushtet më i fortë se kurrë.
Shqipëria nuk ka më nevojë për statuset e rrjetit. Ka nevojë për zë, për marshim, për guxim dhe për shqiptarë që kujtojnë se ky vend është i tyre – jo i kastës që e ka kapur prej dekadash.
Zgjohuni, veproni, ose pranoni që këtë vend do ta trashëgojë korrupsioni.
Koha e përrallave mbaroi.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
