Mamdani lyp para vetëm pak orë pasi fitoi garën për kryebashkiak të Nju Jorkut.
Nga Redaksia:
Zohran Mamdani ende s’ka zgjedhur perdët e Gracie Mansion, por tashmë u kërkon banorëve të Nju Jorkut të hapin kuletat.
Mamdani, politikan i ekstremit të majtë që arriti një fitore të papritur ndaj ish-guvernatorit Andrew Cuomo dhe kandidatit republikan Curtis Sliwa, duke u shpallur kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, publikoi një videomesazh fitoreje në X – dhe në të njëjtin moment u godit nga kritikat për kthimin e mesazhit të tij në një thirrje për para.
Në video, Mamdani shpjegon se e pret një periudhë tranzicioni e lodhshme, duke u thënë mbështetësve se ka “shumë punë për të bërë” dhe se i duhen burime për të “punësuar ekspertë” dhe për të ngritur “infrastrukturën” e tij politike. Ai pranon se u kishte kërkuar më herët mbështetësve të mos dhuronin më – por tani, sipas tij, “ndihma u duhet sërish”.
Ndiqni videon:
Krahas videos, Mamdani shkroi: “Faleminderit, New York City. Së bashku bëmë histori. Tani le të fillojmë punën.”

Por shumë banorë të qytetit nuk e ‘hëngrën’ këtë thirrje.
“Kanë kaluar më pak se 24 orë nga fitorja dhe Mamdani po kërkon sërish para. Urime New York City, bravo,” shkroi një përdorues i X.
Një tjetër shpërtheu: “Islamisti dhe komunisti Mamdani premton gjëra ‘falas’. Tani lyp donacione?”
“Po lyp para që tani. Çfarë talljeje,” komentoi një tjetër.
Kritikët qarkulluan edhe një foto të Mamdanit me Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros, për të theksuar se kërkesa e tij për para ishte ironike. “Kur kërkon para nga taksapaguesit – sigurohu të kërkosh fillimisht nga miqtë e tu,” shkroi përdoruesi.
Veprimet e tij tregojnë se, ndonëse premton shërbime “falas”, ai pret që mbështetësit e tij të paguajnë faturën për ngritjen e administratës së re. Ky kontrast nxjerr në pah një mospërputhje të fortë mes premtimeve për besim publik dhe nevojës së menjëhershme për financim privat.
Pamja që krijon kjo kërkesë për fonde është shqetësuese, sidomos duke pasur parasysh se gjithë platforma e Mamdanit bazohet në idenë e shpërndarjes së burimeve – pa sqaruar kurrë se nga do të vijnë ato para. Ironi e pastër për një politikan që e paraqet veten si socialist.
Banorët e Nju Jorkut po përballen me një të ardhme të paqartë nën drejtimin e Mamdanit. 24 orët e tij të para janë kujtesë e qartë: në politikë asgjë nuk vjen falas, edhe kur paketohen me buzëqeshje dhe premtime të bukura.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
