Nga Redaksia:
Ndërsa këtë të hënë Balluku pritej të paraqitej në SPAK për pyetje lidhur me disa fakte kompromentuese që dolën nga celulari i ish-vartësit të saj të burgosur, Belinda Balluku del se është në Rumani, ku zhvilloi një takim informues me homologët e saj të Bashkimit Europian.
Siç kishte paralajmëruar më herët PatriotikMedia.al, Belinda Balluku i është shmangur thirrjes së SPAK-ut, dhe kjo tashmë është 100% e vërtetuar!
Më poshtë mund të lexoni:
Burime të sigurta konfirmojnë për PatriotikMedia.al se Belinda Balluku po mban kontakte të vazhdueshme me Edi Ramën, duke e kërcënuar hapur se nëse ajo arrestohet, “do t’i hapet një gropë e thellë vetë Ramës”, nga e cila zor se del!
Situata në kupolën e qeverisë është tensionuar rëndë, ndërsa dosjet e SPAK pritet të zbulojnë një rrjet korrupsioni dhe presionesh politike që mund të trondisin vetë majat e pushtetit.
Balluku vazhdon të hiqet si e qetë duke publikuar video në rrjetet sociale, ku thekson se informoi ministrin e energjisë të Rumanisë për situatën energjitike në Shqipëri, duke treguar se 10% e energjisë prodhohet me fotovoltaikë dhe 90% nga energjia hidrike.
Por si ka qënë marrëdhënia midis Ramës dhe Ballukut dhe si plasi konflikti i aeroportit të Vlorës
Raportet mes Ramës dhe Ballukut janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Burimi kryesor i përplasjes ka qenë çështja e aeroportit të Vlorës, ku dyshohet se në pazaret e fshehta është përfshirë edhe dhëndri i Ballukut.
Konflikti ka përfshirë dy aksionerë:
Behgjet Pacolli me 98% të aksioneve
Valon Ademi me 2% të aksioneve
Sipas burimeve, Balluku dyshohet të ketë luajtur “fijet” për t’i dhënë avantazh Ademit, i cili pretendonte se zotëronte 49% të aksioneve, ndërsa Pacolli deklaronte se ishte mashtruar ose marrëveshja ishte e pavlefshme. Situata ka nxjerrë në pah një rrjet të errët korrupsioni, ku disa institucione dhe media janë vënë në mbrojtje të interesave të Ademit, duke ngritur madje teorinë e “parave ruse” në aeroport për të justifikuar veprime të dyshimta.
Akti noterial dhe dyshimet për falsifikim
Pacolli ka denoncuar publikisht aktin noterial të vitit 2023, që sipas tij u përdor për të transferuar 47% të aksioneve në emër të 2A Group të Valon Ademit, pa dijeninë e tij dhe me deklarime të pavërteta.
“Noterja Valbona Selimi ka përfshirë pretendime që nuk janë të vërteta. Nuk kam qenë asnjëherë i pranishëm, nuk njoh noteren dhe nuk kam nënshkruar dokumentin,” – deklaron Pacolli.
Ky akt noterial është konsideruar si element themelor i një veprimtarie të dyshuar kundërligjshme, që nisi me tentativën e Ademit për të marrë aksione dhe u mbajt e fshehur deri më 18 gusht 2025.
Roli i errët i Belinda Ballukut
Belinda Balluku dyshohet të ketë lëvizur fijet për ndryshimin e aksioneve, duke lejuar që 47% e aksioneve të kalonin te Ademi, pavarësisht dyshimeve për falsifikim. Pas përfundimit të procesit:
Mabco Construction (Pacolli) fitoi 58%
YDA Group (turqit) 40%, tërhiqen menjëherë duke paguar vetëm 4,200 euro
2A Group (Ademi) 2%
Si ministre dhe përfaqësuese e Autoritetit Kontraktor, Balluku miratoi këtë kalim aksionesh, duke krijuar një mozaik manipulimesh, aktesh noteriale të fshehta dhe ndikimesh politike, që kanë futur në lojë SPAK-un dhe gjykatën e Tiranës.

Mediat mësuan disa ditë më parë nga burime të sigurta pranë organeve të drejtësisë se SPAK ka nisur zyrtarisht hetimin penal ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të një dosjeje të re që lidhet me dyshime për korrupsion dhe abuzime me tendera publikë.
Hetimi është futur në fazën aktive, ku mësohet se janë sekuestruar telefonat personalë dhe komopjuterët të dy prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Ballukut, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, Viola Haxhiademi dhe Drejtoresha e Financave, Evis Mamaj.
SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në kërkim të dokumenteve, pajisjeve elektronike dhe provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e skemës së dyshuar të korrupsionit brenda ministrisë.
Hetimi synon “rrethin e brendshëm” të Ballukut
Haxhiademi dhe Mamaj janë konsideruar prej kohësh “dora e djathtë” e ministres Balluku, persona me akses të drejtpërdrejtë në proceset e tenderave, koncesioneve dhe kontratave shumëmilionëshe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Pra situata mbetet e ndërlikuar për Belinda Ballukun dhe e pazgjidhur, ndërsa hetimet e SPAK pritet të zbardhin rolin e secilit aktor në këtë skandal, që tregon qartë përzierjen e politikës me biznesin dhe ndikimin e fshehtë mbi aksionet strategjike.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
