Nga Redaksia:
Në Shqipërinë e sotme, mjafton të thuash “jam doktor shkencash” që menjëherë të trajtohesh si “intelektual”, pa qenë aspak e nevojshme të kesh bërë kërkim real shkencor. Ky është rasti i Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit, e cila paraqitet publikisht si “doktoresh shkencash” dhe “studiuese”, ndërkohë që doktoratura e saj nuk gjendet askund – as në Bibliotekën Kombëtare, as në asnjë katalog publik universitar.
Pyetja është e thjeshtë: ku është doktoratura e Linda Ramës? Kush e ka lexuar? Kush e ka vlerësuar? Dhe pse ajo nuk gjendet në asnjë sistem zyrtar akademik?
Në çdo vend serioz, një titull “doktor shkencash” është rezultat i një pune kërkimore të verifikueshme, e botuar dhe e aksesueshme për publikun. Por në Shqipëri, titujt jepen si dekorata politike, jo si vlerësim shkencor.
Ndërsa njerëzit e vërtetë të dijes – studiues, pedagogë, kërkues – punojnë me vite, botojnë libra, mbledhin të dhëna dhe përballen me pengesa, pseudointelektualët e pushtetit marrin tituj në heshtje, pa asnjë provë të punës së tyre.
Biblioteka Kombëtare dhe institucionet e arsimit e dinë mirë këtë farsë, ndaj shumë “doktoratura” janë kyçur me kujdes, për të mos dalë në dritë boshllëku që mbajnë brenda.
Kjo është Shqipëria e Linda Ramës dhe Edi Ramës – një vend ku sa më pak dije të kesh, aq më shumë tituj fiton; dhe sa më shumë zë të lartë të bësh, aq më shumë të quajnë “elitë”.
Shkenca pa ndershmëri është mashtrim. Titulli pa vepër është turp.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
