Nga Redi Minga:
Kryeministri Edi Rama ndodhet nën panik të plotë ndërkombëtar, ndërsa hetimet në SHBA dhe Ekuador pritet të zbardhin përgjime që lidhen me aferat e tij financiare dhe ndikimin e huaj në Shqipëri.
Burime të besueshme pranë qarqeve ndërkombëtare konfirmojnë se Rama po përjeton ditët më të tensionuara të karrierës së tij politike. Frika e tij më e madhe nuk lidhet më as me opozitën, as me protestat e brendshme, por me përgjimet që ndodhen në duart e shërbimeve amerikane dhe ekuadoriane.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrethe diplomatike, dy hetime paralele – një në Shtetet e Bashkuara dhe tjetri në Ekuador – kanë kapur komunikime komprometuese që lidhen me afera korruptive, ndikime të huaja dhe transaksione të errëta financiare që kalojnë përmes strukturave të lidhura me Fondacionin “Open Society” dhe njerëz të afërt me Ramën.
Përmendja e emrit të Ramës në disa dosje që lidhen me rrjetin global të lobimeve dhe pastrimit të parave përmes projekteve të “zhvillimit” e ka bërë situatën edhe më delikate. Nuk është rastësi që, prej disa muajsh, Rama ka shmangur udhëtimet e panevojshme në SHBA, ndërsa burime të afërta tregojnë se këshilltarët e tij po përpiqen me çdo kusht të parandalojnë publikimin e materialeve komprometuese.
Në këtë situatë, Ekuadori është bërë një pikë e nxehtë, pasi një pjesë e komunikimeve dhe transaksioneve të lidhura me lobime ndërkombëtare kanë kaluar nëpërmjet rrjeteve financiare të këtij vendi, të cilat tani janë në duart e agjencive hetimore që bashkëpunojnë me partnerët amerikanë.
Nëse këto përgjime dalin në dritë, mund të kemi tronditjen më të madhe politike në historinë e pas ’90-s, pasi pritet të përfshijnë jo vetëm Ramën, por edhe persona kyç të lidhur me qeverinë, bizneset strategjike dhe rrjetet mediatike që kanë përfituar nga “investimet” e tij të errëta.
Rama mund të manipulojë drejtësinë e kapur në Tiranë, por jo përgjimet që ndodhen në duart e amerikanëve dhe e vërteta po përgatitet të shpërthejë!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
