Mediat amerikane: Edi Rama po shndërrohet në Noriegën dhe Erdoğanin e Ballkanit …

Nga Washington Examiner:

Mediat amerikane kanë ngritur alarmin për rrëshqitjen e Shqipërisë drejt autoritarizmit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.
Gazeta prestigjioze Washington Examiner publikoi një analizë me titull:

“Is Albania’s Edi Rama the new Noriega or Erdoğan? The answer is both”

(A është Edi Rama Noriega apo Erdoğan i ri? Përgjigjja është: të dyja.)

Sipas autorit amerikan Michael Rubin, Rama po ndërton një regjim personal ku pushteti, media dhe drejtësia janë vënë në shërbim të një njeriu të vetëm. Artikulli e krahason mënyrën e tij të qeverisjes me Manuel Noriegën e Panamasë, i njohur për korrupsion dhe lidhje me trafik ndërkombëtar, dhe me Recep Tayyip Erdoğan-in e Turqisë, që njihet për ndëshkimin e opozitës dhe mbylljen e mediave kritike.

Rubin thekson se Rama ka përvetësuar nga Noriega mënyrën se si të pasurohet përmes sistemit të kapur, ndërsa nga Erdoğan ka mësuar se si të sundojë përmes frikës dhe kontrollit të institucioneve.
Sipas mediave amerikane, kjo përzierje është “receta perfekte e një autokracie moderne” në zemër të Ballkanit.

Në artikull nënvizohet se Shqipëria po shkon drejt një modeli ku demokracia ekziston vetëm në letër, ndërsa korrupsioni dhe klientelizmi janë bërë pjesë e sistemit.
Rubin i bën thirrje Uashingtonit të rishikojë marrëdhënien me qeverinë shqiptare dhe të mos mbyllë sytë para shkeljeve të lirisë së fjalës dhe drejtësisë së kapur.

Ky është një tjetër sinjal i qartë nga mediat amerikane, që konfirmon se imazhi i qeverisë Rama në SHBA po bie ndjeshëm, ndërsa Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si “një demokraci e rreme nën një lider të fuqishëm dhe të korruptuar”. /Washington Examiner

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *