Nga Redaksia:
Sonte në orën 20:45, Kombëtarja e Kosovës zbret në fushë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni, përballë Suedisë, në një sfidë që pritet të jetë e fortë, emocionale dhe plot pasion.
Pas atmosferës elektrizuese që solli fitorja e Shqipërisë, sytë e gjithë shqiptarëve kthehen tashmë nga Dardanët, të cilët janë në garë për një pjesëmarrje historike në Kampionatin Botëror — një ëndërr që bashkon çdo zemër shqiptare kudo në botë.
Në një stadium që pritet të gumëzhijë nga brohoritjet dhe flamujt kuqezi e kaltër, Kosova do të kërkojë maksimumin ndaj një rivali të fortë, por jo të pamundur.
Asgjë nuk është e pamundur kur në fushë zbret zemra shqiptare!
Forca Dardanët!
Ndiqni ndeshjen dhe qëndroni me PatriotikMedia.al për të gjitha zhvillimet sportive kombëtare!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
