Nga Redi Minga:
Europa është vënë në garë për të njohur pavarësinë e Palestinës. Anglia, Franca, Spanja Suedia dhe një sërë shtetesh të tjera po e përdorin këtë kauzë për të treguar se kanë një “politikë të pavarur” nga SHBA dhe Izraeli, por në të vërtetë prapaskena është shumë më e ndërlikuar.
Nga njëra anë, këto njohje vijnë si përpjekje për të shfajësuar veten për mbështetjen historike ndaj Izraelit dhe krimeve të tij në Gaza; nga ana tjetër, janë edhe një kartë politike për të rritur ndikimin europian në Lindjen e Mesme.
A është ky një hap i sinqertë për drejtësi ndaj palestinezëve, apo thjesht një lëvizje e kurdisur për interesa gjeopolitike, ku populli palestinez përdoret si mjet pazari mes fuqive të mëdha?
Qysh prej vitit 1948, kur me terror dhe spastrime etnike u krijua shteti i Izraelit mbi gjakun dhe tokën e popullit palestinez, bota ka parë një prej krimeve më të mëdha të shekullit XX. Për 77 vite me radhë, naziozionizmi mbijetoi vetëm falë një arme të fuqishme: kontrollit absolut mbi opinionin publik botëror, përmes propagandës dhe lavazhit të trurit.
Rënia e mitit sionist
Sot, kjo armë nuk funksionon më. Interneti, mediat alternative dhe dëshmitë e drejtpërdrejta nga Gaza e Bregu Perëndimor e kanë çarë murin e propagandës. Brezat e rinj në mbarë botën nuk e blejnë më mitin e “viktimës së përjetshme”. Tashmë është e qartë:
Pushtuesi është Izraeli.
Viktima është Palestina.
Krimet e sheshit – fëmijë të vrarë, spitale të bombarduara, qytete të shkatërruara – nuk fshihen dot më as nga CNN, as nga BBC, as nga lobet miliardëshe të Tel Avivit.
Apartheidi pa maskë
Izraeli është sot i zhveshur para syve të botës siç është: një shtet terrorist, racist, kolonialist, i bazuar mbi aparteid dhe genocid. Çdo ditë që kalon, ai humb mbështetjen morale e politike të opinionit publik ndërkombëtar.
Urrejtja ndaj politikave sioniste është bërë universale. Nga Amerika Latine deri në Evropë, nga Azia deri në Afrikë, popujt ngrihen e kërkojnë drejtësi për Palestinën.
Njohja e Palestinës – oksigjeni i fundit për Izraelin
Ironikisht, shpëtimi i vetëm i Izraelit nga izolimi, nga humnera e urrejtjes botërore dhe nga vetëshkatërrimi i tij, është pikërisht njohja e shtetit palestinez.
Vetëm duke pranuar të drejtën e Palestinës për ekzistencë, vetëm duke ndalur pushtimin dhe genocidin, Izraeli mund të shmangë kolapsin moral e politik që e pret.
Dy rrugë pa kthim
Izraeli ndodhet sot para një zgjedhjeje historike:
- Ose pranon paqen dhe shtetin e Palestinës,
- Ose zhytet në vetëshkatërrim si simbol i krimit, racizmit dhe arrogancës.
Naziozionizmi ka humbur armën e tij më të fortë: mashtrimin.
Tashmë e vërteta është zbuluar dhe bota e ka kuptuar kush është agresori e kush është viktima.
Njohja e Palestinës nuk është më thjesht akt drejtësie për një popull të martirizuar – është akt shpëtimi për vetë Izraelin, nëse nuk dëshiron të përfundojë si shembulli më i zi i historisë moderne mbi atë se si padrejtësia dhe gjaku i pafajshëm e fundosin një shtet.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.