Nga Redaksia:
Një furtunë e re politike dhe diplomatike po shpërthen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PatriotikMedia.al ka mësuar nga burime të sigurta në SHBA se çështja McGonigal, një nga dosjet më të errëta të FBI-së, po rihapet me dimensione të papara. Nga rreth 5,000 faqe që përmbante kjo dosje voluminoze, deri më tani janë bërë publike vetëm 1,200 faqe, ndërsa 3,800 faqe mbeten ende nën hetim. Pikërisht aty, sipas burimeve tona, gjendet dinamiti që pritet të shpërthejë: emra të fuqishëm të politikës amerikane dhe botërore, të lidhur me aferën McGonigal priten të zbardhen.
Burimet e PatriotikMedia.al theksojnë se ndër emrat që dalin nga këto faqe janë:
- Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, i akuzuar shpesh për ndikimin e tij të errët mbi politikat globale;
- Hunter Biden, djali i presidentit aktual të SHBA Joe Biden;
- Antony Blinken, ish-sekretari i Shtetit amerikan.
- Yuri Kim ish-ambasadore në Tiranë
Si u fut McGonigal në Shqipëri — roli i Blinken dhe Yuri Kim
Sipas informacionit ekskluziv që ka siguruar redaksia jonë, McGonigal nuk erdhi në Shqipëri si një zyrtar i FBI-së që vepronte në mënyrë të pavarur, por si pjesë e një operacioni të fshehtë të orkestruar nga qarqe të lidhura me George Sorosin. Pas vizitës së Antony Blinken në Tiranë, ambasada amerikane e drejtuar nga Yuri Kim vuri në lëvizje qeverinë e Rilindjes për ta pritur McGonigal si një “i dërguar special”.
Në fakt, ai nuk ishte i dërguar i shtetit amerikan, por një ndërmjetës i rrjetit Soros, i pajisur me mbështetje politike për të vepruar në Shqipëri dhe rajon. Kjo lëvizje u mbulua si “bashkëpunim diplomatik”, por në thelb kishte një mision tjetër: shtrëngimin e oligarkëve shqiptarë dhe kosovarë.
Operacioni i shantazhit ndaj biznesmenëve
Menjëherë pas ardhjes së McGonigal në Tiranë, sipas burimeve tona, kryeministri Edi Rama thirri biznesmenët më të fuqishëm të vendit dhe të Kosovës në takime të mbyllura. Mesazhi ishte i qartë: kush nuk pranon të bëhet pjesë e lojës, do të shpallet “non grata” nga SHBA.
Dosjet e pasurive të tyre të dyshimta u përdorën si armë presioni, duke i vënë nën kontroll politik e financiar. Ky mekanizëm terrori u shndërrua në një mjet për të mbajtur peng elitën ekonomike të rajonit dhe për të kanalizuar gjithçka tek rrjeti Soros-Rama.
Lufta e hapur e Trump ndaj Sorosëve
Në SHBA, Presidenti Donald Trump ka shpallur hapur luftë kundër George dhe Alex Soros. Sipas burimeve tona, kjo nuk është retorikë e zakonshme: Trump është në dijeni të rolit të tyre në aferën McGonigal dhe në skemat e ndikimit global. Pikërisht për këtë arsye, familja Soros është sot në epiqendër të akuzave politike në Uashington.
Më poshtë mund të lexoni:
Kronologjia e aferës McGonigal
- 2020–2021: Charles McGonigal, ish-agjent i FBI-së, nis kontakte të dyshimta me aktorë të huaj, përfshirë Shqipërinë.
- Shkurt 2024: Antony Blinken viziton Tiranën, duke hapur rrugën për kontakte të reja diplomatike.
- 2021–2022: McGonigal hyn në Shqipëri me bekimin e qarqeve të lidhura me Sorosin; Yuri Kim dhe ambasada amerikane e mbështesin lëvizjen.
- 2022: Kryeministri Rama organizon takime të mbyllura me oligarkë shqiptarë e kosovarë, duke përdorur kërcënimin e “non grata”.
- Janar 2023: Skandali shpërthen publikisht në SHBA kur McGonigal arrestohet dhe dosja e tij bëhet publike.
- 2024: Vetëm 1,200 faqe të dosjes publikohen, ndërsa 3,800 faqe mbeten sekrete.
- 2025 (sot): Burime të PatriotikMedia.al konfirmojnë se dosja po rihapet. Deri në dhjetor priten zhvillime të mëdha, përfshirë shpalljen “non grata” të Edi Ramës, si dhe ndalimin e Alex Soros, Hunter Biden dhe Antony Blinken.
Çfarë pritet deri në dhjetor
Sipas burimeve tona, brenda këtij viti pritet që të ndodhin lëvizjet më të forta:
Edi Rama shpallet “non grata” në SHBA, duke hyrë në historinë e politikës shqiptare si kryeministri i parë në detyrë që përballet me një ndëshkim të tillë.
Alex Soros, Hunter Biden dhe Antony Blinken përballen me ndalime dhe hetime më të thelluara.
Këto zhvillime do të shënojnë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe do të ekspozojnë hapur rrjetet e ndikimit global që kanë operuar për vite të tëra në prapaskenë.
Tërmeti global me epiqendër Shqipërinë
Rihapja e dosjes McGonigal nuk është një proces i zakonshëm juridik, por një tërmet politik ndërkombëtar. Emrat e përfshirë, lidhjet e tyre me Shqipërinë dhe pritet të sjellin pasoja të papara, jo vetëm në Uashington, por edhe në Tiranë, Prishtinë dhe më gjerë në rajon.
PatriotikMedia.al do të vijojë të sjellë çdo detaj të ri nga kjo dosje, që është në rrugë të bëhet skandali më i madh politik, diplomatik dhe financiar i dekadës.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.