Soros dhe McGonigal – Turpi i Shqipërisë që duhen fshirë …

Nga Redi Minga:

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan ku heronjtë kombëtarë harrohen, ndërsa nderohen njerëz që kanë punuar hapur kundër interesave të shqiptarëve. Historia e këtyre 34 viteve tranzicion tregon qartë: vendi është vënë nën tutelën e një rrjeti të huaj që ka pasur gjithmonë fytyra dhe emra konkretë – Soros dhe McGonigal.

Soros – Arkitekti i kapjes së shtetit

George Soros nuk ka qenë kurrë një filantrop për Shqipërinë. Përmes Fondacionit të tij:

Kapi drejtësinë – me ndihmën e Ambasadoreve te SHBA dhe Edi Ramës, reforma në drejtësi u kthye në një bunker ku çdo gjyqtar e prokuror duhej të ishte i filtruar nga Sorosi.

Kontrolloi politikën – Sali Berisha ishte i pari që i hapi derën, ishte ura përmes së cilës Sorosi krijoi ndikimin e tij. Më pas, Edi Rama u bë njeriu i tij kryesor, i futur në rrjet nga Delina Fico.

Kapja e mediave dhe shoqërisë civile – dhjetëra gazetarë, OJQ dhe portale jetojnë nga paratë e Sorosit dhe janë kthyer në propagandistë të tij, duke heshtur çdo herë që preken interesat e Shqipërisë.

Megjithatë, në vend që ky emër të fshihet nga historia jonë si simbol i antikombëtarizmit, në Tiranë kemi:

Shkolla me emrin e Sorosit.

Rrugë të pagëzuara me emrin e tij.

Titullin Qytetar Nderi, dhuruar nga Edi Rama.

Ky është poshtërim për çdo shqiptar që ka dhënë gjak për këtë tokë.

McGonigal – Skandali i shekullit

Charles McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit në FBI, u kap i korruptuar nga lidhjet e tij me Edi Ramën. Ky njeri, i shpallur fajtor në SHBA, u bë në Shqipëri:

  • Mik i oborrit të Ramës.
  • Qytetar Nderi i Kukësit.

Një qytet martir që u bë simbol i mikpritjes së Kosovës gjatë luftës, sot mban mbi supe turpin e dekorimit të një antishqiptari. Kush e firmosi këtë? Bashkia e Kukësit, me bekimin e pushtetit që shitej tek amerikanët e korruptuar për të mbajtur pushtetin në Tiranë.

Sali Berisha – retorikë pa aksion

Sali Berisha ka ulëritur për vite kundër Sorosit dhe McGonigalit. Por kur ka qenë në pushtet, shqiptarët nuk panë:

Asnjë vendim për heqjen e titullit Qytetar Nderi Sorosit.

Asnjë nismë ligjore për të kufizuar financimet e huaja që deformojnë politikën.

Asnjë aksion për të kthyer rrugët dhe shkollat me emrat e heronjve shqiptarë.

Pra, Berisha mbeti në nivelin e fjalëve, ndërsa veprimet konkrete nuk u panë.

Koha për të hequr turpin

Soros dhe McGonigal nuk mund të jenë as qytetarë nderi, as emra shkollash, as rrugësh në Shqipëri. Ata janë simbole të kapjes, të tradhtisë dhe të korrupsionit ndërkombëtar.
Shqiptarët duhet të kërkojnë publikisht:

  • Heqjen e emrit Soros nga çdo institucion.
  • Anulimin e titullit Qytetar Nderi për Sorosin dhe McGonigalin.
  • Rikthimin e nderit kombëtar te figurat e vërteta të historisë sonë.

Nderi nuk blihet me para dhe me korrupsion. Nderi është i atyre që dhanë jetën për Shqipërinë, jo i atyre që e përdhunuan.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *