ANALIZA: Ç’na duhet kjo opozitë në letër…!

Nga Fatmir Merkoçi:

Për ta quajtur sistem demokratik, duhet dhe një opozitë. Dhe atë e kemi – por vetëm në emër. Në apatin e saj, nuk bën asgjë, veç i zgjat agoninë vetë “Minukut të Koridoreve”.

Ne kemi një opozitë që e la vendin në opozitë. Një opozitë që fajin gjithmonë e ka tek kundërshtari. Një opozitë që del nëpër studio dhe vetëm konstaton apo ankohet. Nuk jep dot një zgjidhje. Nuk jep frymë.

Të gjithë tregojnë se si tek ripjellja – nuk i del asnjë kundra Ramës. Dhe Rama vendos për listat e deputetëve. Ky është Rama që ka coptuar opozitën.

Po kush nga ju deputetë i del kundra Berishës? Kush nga ju ngriti një kauzë? Ju të gjithë prisni se çfarë do të thotë Berisha. Po pse juve më lista kush ju vuri? A jeni të gjithë humbës? Apo si humbës e meritonit manatin?

Pse i jepni kaq shumë atribute Ramës? Nëse Rama paska shkatërruar opozitën dhe PD-në, ju pranoni vërtetimin e dështimit tuaj politik. Me këto deklarata, ju përcillni tek populli mendimin se Rama bën gjithçka.

Pas humbjes së 11 majit, askush nga ju nuk doli të kërkonte përgjegjësi. Nuk takuat askënd. Dilni vetëm nëpër studio dhe ankoheni për popullin, se ai e shiti votën. Jo, mo jo! E shitët ju. Sepse nuk bëtë fushatë, nuk ngritët kauza, nuk dhanë frymë. Ju jeni humbës linearë. Ju jeni aty veç për të marrë një rrogë dhe për të bërë ndonjë aferë.

Skandali McGonigal ishte një moment i artë. Sidomos pas shpalljes së Soros nga Trump si “Organizatë kriminale”. Ju nuk bëtë asnjë veprim. Filluat të tregoni se çfarë duhet të bëjë Trump apo DASH. Përse nuk kërkuat publikisht heqjen e titullit “Qytetar Nderi” të Kuksit për McGonigal dhe për Soros në Tiranë? Të paktën do tregonit se ishit në linjën e Trump.

Pse pas hapjes së dosjes në Amerikë nuk dolën 50 deputetët në SPAK dhe nuk kërkuan nga Dumanit hapjen e hetimit? Apo të ngujoheshin në Bulevard dhe të kërkonin dorëheqjen e Ramës? Nuk bëni asnjërën, dhe pastaj fajësoni popullin. Apo prisni që populli të dalë në protestë, për t’ju parë ju si hipni në podiume dhe flisni broçkulla?

Nuk ka nevojë që të dalë populli. Ai ju dha votën. Ju bëri politikan me rrogë. Të paktën justifikoni rrogën që merrni.

Me veprimet tuaja, nuk bëni asgjë më shumë sesa i hiqni popullit shpresën dhe e lini vendin me një opozitë fiktive. Erdhë shtatori, u poqën dhe fiqtë, dhe ju prap nuk ndiheni. Ju keni hallin të merrni mandatin e deputetit, të siguroni rrogën, dhe pastaj të filloni estradën parlamentare.

Ju nuk dilni kundër Soros sepse jeni të përlyer me të. Këtë e thotë një popull i tërë. Ju po kërkoni të fshiheni pas Trump, aq sa guxoni të krahasoni luftën që bëri Soros kundër tij me “luftën” që ju bë PD-së. Dhe pse aty keni po ata që nuk lanë gjë pa thënë për Berishën, të cilit i lëpiheni ditë e natë. Përse nuk e kundërshtuat Berishën kur jo vetëm i mori e dha mandat, por dhe ju dha poste partie?

Para votimeve të 11 majit deklarova publikisht: nëse PD dhe opozita nuk fiton dhe nuk e rrëzon Ramën nga pushteti, nuk na duhet më kjo opozitë. Nuk na duhet pasi kemi një qeveri të korruptuar, me gjysmën e kabinetit në kurriz dhe treçerekun e administratës në SPAK. Nuk mund të fitoni. Për çfarë na duhet opozita? Për koperturë apo për të thënë se “tani beteja filloi”?

U bënë 12 vjet me këto teori. Mjaft më! Ose dilni zot opozitarizmit dhe hiqni këtë mostër sa më shpejt, ose merrni atë rrogë dhe shkoni me pushime. Rrugë tjetër nuk ka.

Kujdes spiunët!

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *