Edi Rama, koka e Operatorëve që kanë mbajtur Shqipërinë peng për 12 vite …

Nga Redi Minga:

Nga uji pa ujë, tek inceneratorët pa tym – Shqipëria e operatorëve të Rilindjes po boshatiset me shpejtësi, ndërsa Rama kërkon të vazhdojë kontrollin përmes mandatit të katërt.

Prej më shumë se një dekade, Shqipëria nuk drejtohet nga institucione, por nga operatorë – mekanizma të shpikur nga Edi Rama për të zhdukur shtetin dhe për ta kthyer vendin në një rrjet zhvatjeje. Në krye të tyre qëndron ai vetë, koka e operatorëve, i cili vendos kush do drejtojë, kush do përfitojë dhe kush do mbajë popullin të nënshtruar.

Operatorët e Rilindjes Sorosiane

  1. Operatori i korrupsionit (PPP)

Kontratat publike u kthyen në biznese private të pak familjeve. Inceneratorët, rrugët, aeroportet e shëndetësia janë vetëm fasada për miliarda të zhdukura.

  1. Operatori i kanabisit dhe kokainës

Shqipëria u bë plantacion dhe nyje tranziti për kokainën, duke i dhënë pushtetit financa të zeza dhe kontroll mbi zgjedhjet.

  1. Operatori i inceneratorëve

Skandali më i madh korruptiv – inceneratorë fantazmë që kurrë nuk punuan, por morën qindra milionë euro.

  1. Operatori i energjisë dhe karburantit

Çmimet më të larta në rajon, faturat e dritave të papërballueshme. Energjia dhe karburanti janë kthyer në taksa të dyta.

  1. Operatori i ujit

Qytetarët paguajnë faturat e ujit edhe kur rubinetat janë bosh. Investime imagjinare, humbje miliarda eurosh, por zero shërbim. Ky operator është simboli i talljes me qytetarët: paguan, por nuk pi ujë.

  1. Operatori i medias

Mediat e mëdha mbahen me reklamë shtetërore dhe shërbejnë si zëdhënëse të propagandës. Kritikët censurohen, përndiqen ose blihen.

  1. Operatori i shëndetësisë dhe arsimit

Shëndetësia u bë biznes i klientelës, arsimi u degradua. Rezultati: emigracion masiv.

  1. Operatori i largimit të shqiptarëve

Emigracioni është strategji shtetërore: boshatis Shqipërinë, që të mos mbetet askush për të protestuar.

  1. Operatori i policisë dhe dajakut

Policia nuk mbron qytetarët, por pushtetin. Gaz lotsjellës për protestuesit, por shtrëngim duarsh me bandat.

  1. Operatorët e internacionalit – sheikët dhe vilat qeveritare

Në vilat qeveritare bëhen planet e huaja: cilat pasuri do shiten, cilat ndërtesa do digjen, cilat kulla do ngrihen. Shqipëria është kthyer në një laborator për pazaret e oligarkisë ndërkombëtare.

Koka e operatorëve

Në krye të gjithë këtij rrjeti qëndron vetë Rama. Çdo ministër është thjesht një drejtor operatori i përkohshëm. Mandati i katërt nuk është për reformat, por për të mbrojtur dhe forcuar rrjetin e operatorëve që e kanë zhytur Shqipërinë në varfëri, emigracion dhe turp ndërkombëtar.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *