Kongresistja Marjorie Taylor Greene propozon “Ligjin për Qiell të Pastër”: Kriminalizim për geo-inxhinierinë atmosferike …

Nga Redaksia:

Kongresistja amerikane Marjorie Taylor Greene (republikane, Georgia) ka paraqitur në Kongres projektligjin “Clear Skies Act” (Ligji për Qiell të Pastër), që synon të kriminalizojë praktikat e geo-inxhinierisë atmosferike dhe modifikimit të klimës.

Projektligji parashikon akuza penale të rënda dhe gjoba të larta ndaj çdo aktiviteti të paautorizuar të modifikimit klimatik. Shkelësit do të përballen me gjoba deri në 100 mijë dollarë për çdo shkelje, burgim deri në 5 vite, ose të dyja bashkë. Krahas kësaj, EPA (Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit) do të ketë kompetencë të vendosë gjoba civile deri në 10 mijë dollarë për çdo rast.

Ligji gjithashtu parashikon krijimin e një sistemi denoncimesh publike, që do të menaxhohet nga EPA, në bashkëpunim me FAA (Administrata Federale e Aviacionit) dhe NOAA (Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës). Çdo qytetar mund të raportojë shkelje të dyshuara, të cilat EPA është e detyruar t’i hetojë dhe publikojë. Rastet e konfirmuara do të kalojnë për ndjekje penale tek Prokurori i Përgjithshëm.

Mbështetje nga Robert F. Kennedy Jr.

Iniciativa e Greene ka gjetur mbështetje nga një zyrtar i lartë i administratës Trump: Robert F. Kennedy Jr., Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, i cili e ka cilësuar më parë geo-inxhinierinë si “krim”. Ai ka deklaruar publikisht se po shqyrton hapjen e një hetimi federal, duke akuzuar se shtesa kimike po futen në karburantin e avionëve në kuadër të këtyre programeve, ndoshta edhe me përfshirjen e agjencisë ushtarake DARPA.

Ky aleancë e pazakontë mes një kongresisteje konservatore dhe një sekretari progresist tregon se çështja e manipulimit të klimës po kalon nga “teoritë e konspiracionit” në forume online, drejt një debati real në Kongres dhe në institucionet federale.

Pse ka dyshime për manipulimin e klimës?

Historia e gjatë: Që në vitin 1947, Projekti Cirrus testoi mundësinë e mbjelljes së uraganeve me akull të thatë.

Përdorimi praktik: Për dekada, programet e “cloud seeding” (mbjelljes së reve) janë përdorur në shumë vende për të shtuar reshjet.

Raportet zyrtare: NOAA publikon rregullisht informacione mbi eksperimente të ndryshme, që variojnë nga përdorimi i grimcave me ngarkesë elektrike apo radioaktive, deri tek radiacioni elektromagnetik.

Sot, mbështetësit e ligjit të Greene thonë se teknologjia ka përparuar shumë, duke kaluar nga eksperimentet lokale te mundësia e një ndërhyrjeje të gjerë klimatike, që mund të ndikojë në reshje, temperatura dhe madje edhe në fatkeqësi natyrore.

Propozimi i Greene ka ndezur një debat të nxehtë politik e shkencor në SHBA. Ndërsa ekspertët mohojnë lidhjet mes fatkeqësive natyrore dhe “mbjelljes së reve”, një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh e politikanësh po kërkojnë transparencë dhe ndalim të plotë të geo-inxhinierisë.

Greene e përmblodhi qëndrimin e saj me një deklaratë të fortë:

“Kurrë nuk kemi votuar që qielli ynë të spërkatet me kimikate!”

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *