Fake News klasik: Nga “Scheiße St. Pauli” tek “Deportoni Migrantët” – Budallallëqet e Facebook-ut shqiptar …(Video)

Nga Redaksia:

Në rrjetet sociale shqiptare po qarkullon një video e ultrasve gjermanë, me titull bombastik:
“Gjermanët kërkojnë largimin e migrantëve!”
Ky është një fake news klasik që po shpërndahet pa asnjë verifikim.

E vërteta është shumë më e thjeshtë dhe qesharake: tifozët e Hamburgut javën e kaluar kanë pasur derbin e zjarrtë kundër rivalëve të tyre historikë, St. Pauli.
Në stadium dëgjohej koreja: “Scheiße St. Pauli”, që përkthehet “St. Pauli m…”.
Pra, sharje sportive, jo thirrje politike për deportime apo migracion.

Megjithatë, disa portale dhe faqe në Facebook shqiptare e keqpërdorën këtë video, duke e paraqitur si protestë gjermane kundër migrantëve. Ky është një shembull tipik se si padituria dhe sensacionalizmi prodhojnë lajme të rreme, që shpërndahen si të vërteta, duke ngatërruar sportin me politikën dhe faktet me trillimet.

Apeli i PatriotikMedia.al: Përpara se të ndani lajme që duket se “tronditin botën”, verifikoni burimin dhe kontekstin. Një video sportive nuk është politikë, dhe një sharje tifozësh nuk është thirrje për deportim. Informohu, përndryshe rrezikon të bëhesh pjesë e ironisë.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *