Edi Rama përdor Bexhet Pacollin për interesat e tij personale: Strategjia për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë …

Nga Redi Minga:

Kryeministri Edi Rama duket se po luan një lojë të ndërlikuar politike dhe diplomatike. Propozimi i Bexhet Pacollit për Ministër të Jashtëm nuk është një vendimmarrje për interes kombëtar, por një mjet për të përdorur rrjetin ndërkombëtar të biznesmenit kosovar për interesat e tij personale.

Historia politike e Ramës është e lidhur ngushtë me Fondacionin Soros. Deklaratat dhe projektet e mbështetura nga Sorosi i kanë dhënë Ramës influencë brenda vendit, por po ashtu e kanë ekspozuar ndaj presionit dhe kontrollit ndërkombëtar. Me fushata të mbështetura nga Sorosi dhe fonde të administruara nga rrjeti i tij, Rama ka provuar të përdorë ndikimin e Sorosit për të forcuar pozicionin e tij, por situata ka ndryshuar me administratën Trump.

Planet e Ramës për të përdorur lobistë për të siguruar takime me administratën Trump janë dështuar hapur. Refuzimi i Shefes së Kabinetit të Trump, Suzi Word, për t’i lejuar lobistët e Ramës të ndërhynin, dhe dështimi i tij për të ndërtuar një marrëdhënie personale me Trump gjatë mandatit të parë, kanë treguar qartë kufizimet e strategjive të tij të zakonshme.

Deklarata e Trump për aktivizimin e ligjit RICO ndaj familjes Soros, mbyllja e projekteve të USAID, largimi i Yuri Kim dhe ndërprerja e fondeve për organizatat LGBQ, kanë treguar se administrata amerikane nuk lejon më influencën e Sorosit në rajon. Kjo situatë ka shqetësuar Ramen dhe e ka detyruar të gjejë alternativa. Futja e Pacollit në qeveri nuk është e rastësishme: ai është mjeti që Rama shpreson ta përdorë për të krijuar një urë direkte me Shtëpinë e Bardhë dhe për të shpëtuar karrierën dhe ndikimin e tij personal.

Bexhet Pacolli, me rrjetin e tij ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e mira me Presidentin Trump, shihet nga Rama si mundësia e vetme për të kapërcyer këtë pengesë.

Emërimi i tij si Ministër i Jashtëm nuk është për të shërbyer Shqipërisë, por për të lehtësuar interesat e Ramës, duke përdorur Pacollin për të krijuar një urë direkte me Shtëpinë e Bardhë dhe për të rikuperuar ndikimin e humbur nga administrata amerikane.

Futja e Pacollit është një lojë strategjike e Rames për interesat e tij personale, një përpjekje për të përdorur rrjetin e Pacollit dhe për të tejkaluar kufizimet që lindin nga marrëdhëniet e tij të ngushta me Sorosin dhe frika nga masa të tilla si RICO. Ky hap tregon frikën dhe pasigurinë e Rames më shumë sesa vizionin për politikat e jashtme të Shqipërisë.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *