Nga Redaksia:
Për vite me radhë, qeveritë, mediat dhe Big Pharma predikuan mantrën mashtruese “të sigurta dhe efektive”. Kush guxonte të vinte në dyshim vaksinat mRNA shpallej “konspiracionist” dhe censurohej. Por e vërteta po shpërthen çdo ditë e më shumë – shkenca e lirë dhe faktet e pandikuara po tregojnë atë që shumë njerëz kishin paralajmëruar: këto produkte nuk ishin shpëtim, por një eksperiment global mbi popullsinë.
Ekspertët kryesorë në Korenë e Jugut sapo kanë dhënë një alarm global pas publikimit të një studimi tronditës që nxori prova lidhëse midis “vaksinave” mRNA kundër Covid-it dhe sëmundjeve vdekjeprurëse të zemrës, të cilat kanë sjellë rritje të paprecedentë të vdekjeve të papritura në mbarë botën.
Një studim i gjerë nga shkencëtarët koreano-jugorë ka dhënë një goditje të re të rëndë ndaj narrativës zyrtare “të sigurta dhe efektive.”
Studiuesit zbuluan se injeksionet mRNA lidhen drejtpërdrejt me një rritje të rasteve të miokarditit dhe vdekjeve të papritura kardiake, veçanërisht tek burrat e rinj “të shëndetshëm.”
Ekipi i studiuesve u drejtua nga Dr. Myeong Geun Choi i Ewha Womans University Mokdong Hospital.
Ata analizuan mbi 2 milionë të vaksinuar dhe 334 mijë të pavaksinuar, duke përdorur bazën e fuqishme të të dhënave të Sigurimeve Shëndetësore Kombëtare të Koresë.
Kjo bazë të dhënash është thelbësore pasi tregon shkaqet reale të vdekjes dhe statusin e “vaksinimit” pa paragjykimet që gjenden zakonisht në statistikat zyrtare të mortalitetit.
Rezultatet e studimit janë botuar në revistën mjekësore PubMed dhe duhet të alarmojnë rregullatorët shëndetësorë në mbarë botën.
Çfarë zbuluan studiuesit:
Rreziku i miokarditit u rrit në mënyrë dramatike pas “vaksinimit,” dhe lidhej pothuajse vetëm me injeksionet mRNA.
Ky sinjal i rrezikut mbeti i fortë edhe pas 1 jave, 2 javësh, 1 muaji dhe 3 muajsh nga “vaksinimi.”
Të dhënat treguan një rrezik gati 4 herë më të lartë për miokardit tek të vaksinuarit.
Shumica e rasteve u përqendruan tek burrat nën moshën 45 vjeç – grupi që vetë nga Covid nuk paraqiste pothuajse asnjë rrezik.
Vaksinat me vektor adenoviral kishin rrezik shumë më të ulët për miokardit, ndërsa vaksinat mRNA lidhen qartë me ngjarje fatale kardiake.
Studiuesit theksuan se të dhënat lidhnin drejtpërdrejt rritjen e vdekjeve të papritura dhe dëmtimet e zemrës me “vaksinat” mRNA.
Ky nuk ishte një studim i vogël apo seri rastesh të izoluara.
Me mbi 2 milionë të vaksinuar dhe kontrolle rigoroze sipas moshës, gjinisë, sëmundjeve shoqëruese dhe infeksioneve të mëparshme, rezultatet tregojnë një sinjal që nuk mund të shpërfillet më si “i rrallë.”
Të rriturit e rinj, veçanërisht burrat nën 45 vjeç, ishin në rrezikun më të lartë.
Miokarditi doli të ishte sinjali më i qartë dhe më i fortë i rrezikut.
Megjithatë, studiuesit gjurmuan gjithashtu edhe mpiksje gjaku në mushkëri, fibrilacion atrial dhe goditje në tru.
Këto të dhëna përputhen me raportet globale për vdekjet e papritura kardiake tek të rinjtë dhe të shëndetshmit pas shpërndarjes masive të vaksinave mRNA.
Ky studim i madh, i bazuar në të dhëna reale, tregon qartë atë që kritikët e programit të vaksinimit kanë paralajmëruar prej kohësh:
Produktet mRNA, të shpallura si “të sigurta dhe efektive,” mbartin rreziqe shumë të vërteta dhe vdekjeprurëse, të cilat janë minimizuar apo shpërfillur.
Autorët theksojnë se burrat e rinj të shëndetshëm – një nga grupet më pak të kërcënuara nga vetë Covid-i – ishin më të goditurit nga dëmtimet e zemrës të lidhura me vaksinat.
Sipas tyre, analiza e bazuar në sigurimet shëndetësore ofron “prova të paanshme” që reflektojnë realitetin global.
Rreziku i miokarditit nuk është më teorik – ai është i matshëm, i rritur dhe i përqendruar tek vaksinat mRNA.
Kërkesa urgjente për veprim
Monitorim i veçantë për çdo person që merr vaksina mRNA, sidomos burrat nën 45 vjeç.
Udhëzime të qarta për ata që shfaqin dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje ose rrahje të çrregullta pas “vaksinimit.”
Ky studim masiv konfirmon edhe një herë rreziqet vdekjeprurëse të fshehura në sytë e të gjithëve.
Është shumë vonë që autoritetet shëndetësore të vazhdojnë të mbyllin sytë. / SlayNews
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.