Ironia e avokatit: Trump i detyron shtetet të paguajnë borxhin 70-vjeçar ndaj Amerikës …

Nga Redaksia:

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Avokati i mirënjohur Altin Goxhaj ka ironizuar europianët dhe disa skeptikë që prej kohësh kundërshtonin tezën e tij mbi strategjinë ekonomike të Donald Trump. Ai thekson se politika e tarifave e ndërmarrë nga ish-Presidenti amerikan nuk është thjesht një mjet për rikorrigjimin e defiçitit tregtar të SHBA-së, por mbi të gjitha një strategji për të tërhequr triliona dollarë investime brenda Amerikës, duke hapur vende pune dhe duke fuqizuar ekonominë kombëtare.

Ndër të tjera, Avokati Goxhaj shkruan:

Loja e Trump me tarifat në fakt, përveç rikorrektim i defiçitit tregtar të SHBAsë është mbi të gjitha akumulim investimesh prej triliona dollarësh në ekonominë amerikane për hapjen e vendeve të punës dhe rifuqizim ekonomik.

Deri tani me dhjetra shtete janë të detyruar të paraqesin fatura derdhjesh kapitalesh investimi në SHBA. Rasti i Zvicrës ku Trump i vendosi supertarifa dhe i mbylli telefonin duke lënë si m.. në shi Kryeministren e Zvicrës pasi ajo afroi veç disa qindra miliona dollarë tregon se logjika rivendikuese e ashpër e Trump bazohet tek fakti që këto vende dhe kompani që do investojnë këtë lumë kapitalesh kanë përfituar prej 70 vjetësh nga paratë dhe roli i SHBAsë në përmirësimin e tyre ekonomik dhe tani është koha e kthimit të “borxhit”.

Mbaj mend titujt qesharak mediatik që kërkonin të bënin qesharake politikën e Trump mbi tarifat, por qesh mirë kush qesh i fundit. Trump nuk është politikan inkubatorësh të elitave si këta që popullojnë planetin, por biznesmen që mjeshtërinë dhe talentin më të madh ka aftësinë për negociatë dhe marrëveshje të kombinuar me lojtarin e pokerit!

Postimi i i avokatit Goxhajt e vendos qartë figurën e Trump-it si një lider ndryshe nga politikanët e zakonshëm të elitave globale: një biznesmen që luan me rregullat e pokerit, por për interesin e Amerikës, duke i detyruar shtetet e tjera të paguajnë borxhin e akumuluar ndaj SHBA-së gjatë 70 viteve të fundit.

Mesazhi i avokatit Goxhaj: “Patriotizmi ekonomik i Trump është një model që shqiptarët duhet ta kuptojnë”?

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

More From Author

ANALIZA: Tallet i huaj, i joti, e rëndë kur tall …!!!

“Barcelona nuk është më ekip futbolli, por zëdhënës i separatistëve”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *