Nga Redaksia:
Një analist i shquar i Wall Street paralajmëron për një “recesion të thellë global” të afërt që do të sjellë paranë dixhitale.
Një nga ekspertët më të njohur të të dhënave në Wall Street, Edward Dowd, ka dhënë alarmin për atë që ai e quan kriza financiare më e madhe në historinë moderne, një krizë që pritet të tejkalojë edhe kolapsin e vitit 2008.
Dowd, ish-menaxher portofoli në BlackRock dhe sot partner themelues i Phinance Technologies, paralajmëron se brenda 6 deri në 12 muajve të ardhshëm, SHBA dhe ekonomia globale do të përballen me një “recesion të thellë”, të shkaktuar nga:
- rënia e tregut të banesave,
- kolapsi i aksioneve teknologjike,
- humbjet masive të vendeve të punës,
- falimentimi i bankave rajonale.
Në thelb të kësaj krize, sipas tij, qëndron konsolidimi i sistemit bankar – një proces që do të çojë drejt zhdukjes së bankave të vogla dhe lindjes së “megabankave” globale, për t’i hapur rrugë monedhave dixhitale të bankave qendrore (CBDC).
Çfarë janë CBDC-të?
CBDC-të, të ashtuquajturat “para dixhitale”, do t’u japin bankave qendrore dhe qeverive një kontroll absolut mbi jetën financiare të qytetarëve:
Çfarë shpenzon, ku e shpenzon dhe sa shpejt duhet të shpenzosh.
Mund të vendosin kuota për ushqim, karburant, udhëtime.
Mund të bllokojnë fonde për këdo që nuk respekton “rregullat” e vendosura.
Pra, përmes CBDC-ve, qytetarët rrezikojnë të futen në një kamp financiar dixhital, ku çdo veprim i tyre monitorohet.
Nga SHBA tek Shqipëria: Edi Rama si “shërbyes” i planit
Dowd e lidh krizën edhe me deficitet rekord të krijuara nga administrata Biden, shumica e të cilave kanë të bëjnë me financimin e imigracionit masiv të paligjshëm. Kjo, sipas tij, ka shtrembëruar tregun dhe ka maskuar shenjat e recesionit.
Por, ndërkohë që SHBA po përgatit terrenin për “paratë dixhitale”, Shqipëria nuk është e përjashtuar.
Kryeministri Edi Rama ka treguar hapur se është i gatshëm të fusë “teknologjitë e reja të pagesave” – deri edhe me celular – si pjesë e projektit të tij për “modernizimin” e ekonomisë. Por, pyetja është: modernizim për kë?
Në realitet, kjo nuk është thjesht dixhitalizim i pagesave. Është pjesë e axhendës globale për të lidhur shqiptarët, si gjithë popujt e tjerë, me një sistem të centralizuar kontrolli financiar. Dhe Rama, si gjithmonë, duket i gatshëm të bëhet pjesë e këtij projekti të rrezikshëm, duke u shitur qytetarëve idenë se bëhet fjalë për “lehtësi” e “shpejtësi”.
Në fakt, përmes telefonit dhe sistemit dixhital, qytetarëve do t’u merren liritë financiare. Sot Rama të thotë: “paguaj me celular”. Nesër, mund të të thotë: “nuk mund të blesh karburant më shumë se një herë në javë”, ose “fondet e tua janë bllokuar sepse nuk je në përputhje me ligjet e reja të klimës”.
Kriza e ardhshme: më e madhe se 2008
Dowd parashikon se ajo që po vjen është një hibrid i viteve 2000 dhe 2008 të kombinuara: një flluskë teknologjike që shpërthen dhe një treg banesash në kolaps.
Aksionet e ndërtimit pritet të bien 30–50%.
Kriza e strehimit do të godasë fort klasën e mesme.
Bankat rajonale do të mbyllen, duke i hapur rrugën megabankave.
Në këtë kaos, CBDC-të do të shiten si “shpëtim”. Por në të vërtetë, do të jenë zinxhiri i artë i skllavërisë financiare moderne.
Shqipëria në prag të rrezikut – Paralele historike
Për shqiptarët, kjo krizë është dyfish e rrezikshme:
- Sepse ekonomia e brishtë shqiptare nuk do të përballojë dot një valë globale recesioni.
- Sepse Edi Rama po e fut vendin pa transparencë në projektet globale të kontrollit dixhital, duke e shitur si “inovacion” atë që në fakt është një kurth ekonomik dhe politik.
Historia na tregon se shqiptarët janë përdorur shpesh si eksperiment financiar:
Në vitet ’30, Banka e Shqipërisë ishte praktikisht nën kontroll të bankierëve italianë, të cilët e përdorën financën për ta lidhur vendin pas interesave të Romës.
Në komunizëm, shqiptarëve iu hoq e drejta e pronës private dhe çdo kursim ishte i kontrolluar nga shteti. Nëse nuk i bindeshe Partisë, as buka nuk të jepej me tollon.
Sot, historia rrezikon të përsëritet në formë “moderne”: me CBDC dhe dixhitalizim, që në pamje të parë duket i pafajshëm, por në të vërtetë është një tjetër mjet kontrolli.
PatriotikMedia.al do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të denoncojë çdo përpjekje për t’ia dorëzuar shqiptarëve liritë e tyre financiare në emër të “parave dixhitale”.
Ky është momenti për të hapur sytë: kriza që po vjen nuk është thjesht ekonomike, është edhe politike, edhe kombëtare.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.