Nga Andrea Bregu:
Në jetën politike shqiptare ka pak zëra që flasin pa dorashka kundër pushtetit. Njëri prej tyre është aktivisti Andrea Bregu, i njohur për tonin e tij të drejtpërdrejtë dhe ironinë therëse me të cilën demaskon lojërat e Ramës dhe bandës së tij politike.
Bregu ka theksuar prej kohësh se Edi Rama nuk ka aleatë të përhershëm: ai i përdor bashkëpunëtorët, i shtrydh derisa i duhet, dhe më pas i hedh në plehra në momentin që nuk kanë më vlerë për pushtetin e tij.
Sot, kur disa prej njerëzve më të afërt të Ramës po përplasen në SPAK, ky mekanizëm i vjetër është bërë më i dukshëm se kurrë. Për Bregun, gjithçka është pjesë e një skenari mafioz ku Rama shpëton kokën e vet duke flijuar të tjerë si “kokë turku”.
Më poshtë publikojmë shkrimin e plotë të Andrea Bregut:
Lërini këto “kërcënimet” se nuk i ha kush.
Çdokush që ka ndarë pjesën e tij me Ramën në këto 12 vite që ditën e parë që se Rama ka marrë pushtetin është hedhur si prezervativ një-përdorimësh nga Rama në gojën e SPAK-ut, pasi vetëm në momentin që nuk i duhesh Ramës ai të hedh si mbetje e tepërt. 🙂
Ja përshembull shikoni Arbjan Maznikun, ose siç ja kam vënë unë prej të paktën 2 muajve të fundit pseudonimin Nesti Mazniku. Mazniku është duke u shtrydhur si limon nga Rama duke menduar se pushteti që i jep Rama është një shpërblim për të për luftën me Veliajn por është e kundërta, Rama është duke e veshur me pushtet Maznikun për të mbrojtur bashkëpunëtorin e tij në punën e pisët kundër Veliajt njësoj si në filmat e mafieve apo bandave me pushtet ku për të hequr qafe atë që të rrezikon pushtetin duhet të punësosh krahun e tij të djathtë për të bërë punën e pisët (mbani mend historinë me Nesti Angonin).
Por shumë shpejt ky limoni i shtrydhur do të jetë limon i prishur dhe do të hidhet nga Rama në gojën e SPAK-ut për ushqimin e turmës që kërkon drejtësi në mesin e një milionë padrejtësive që vetë Rama ka shkaktuar në 12 vite ndaj Shqiptarëve.
Sa për këtë “kërcënimin” ndaj këtij të AKSHI-t është pikërisht për t’u bërë kokë turku nga Rama që të mos arrihet tek vetë Rama.
Sepse po të futemi tek AKSHI dalim në Surrel.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.