Historia e vitit 1960 është një satirë e pavdekshme: kur bilbili i mashtrimit bie, të marrët nuk janë vetëm ata që dolën nga spitali – por edhe ata që, duke u bërë pjesë e turmës, harrojnë mendjen e tyre dhe dorëzojnë lirinë.
Nga Avokatja Diana D. Fetahu:
Në vitin 1960, në spitalin e famshëm të Al-Abasijes për sëmundjet mendore ndodhi një ngjarje që hyri në histori si një nga arratisjet më të çuditshme. Plot 243 pacientë të çmendur dolën nga spitali për shkak të pakujdesisë së stafit, duke mbushur rrugët me rrëmujë e panik. Drejtori, i tmerruar, thirri urgjentisht Dr. Xhemalin – një mjek i njohur për idetë e tij po aq të çuditshme sa pacientët e tij.
Ky doktor mori një bilbil, doli në rrugë dhe nisi të ecte si një lokomotivë treni, ndërsa pas tij punonjësit e spitalit formuan “vagonët”. Çdo herë që ai i binte bilbilit, “treni” fillonte lëvizjen, dhe pacientët e arratisur bashkoheshin menjëherë në lojë. Në fund, doktori arriti t’i rikthente të gjithë në spital.
Por kur u bë numërimi, ndodhi çudia e madhe: në vend të 243 pacientëve, në spital ishin futur 612 veta!
Gjatë rrugës, qindra qytetarë “të shëndoshë” nga kureshtja dhe padituria, ishin futur në rresht duke ndjekur “tren”-in e doktorit.
Satira dhe Shqipëria sot
Ky tregim duket si një anekdotë e largët, por në fakt është një pasqyrë e gjallë e shoqërisë shqiptare nën pushtetin e Rilindjes.
Sot kemi një tjetër “doktor” – shokun Edvin Sorosin, i cili me bilbilin e propagandës, tenderëve dhe mashtrimeve, i vë shqiptarët në rresht njëri pas tjetrit.
Treni i Edvinit është ndërtuar mbi premtime boshe, shfaqje televizive, propagandë sorosiane dhe para të pista.
Pas tij rreshtohen jo vetëm militantët e verbër, por edhe mijëra qytetarë të thjeshtë që, nga halli, nga frika apo nga indiferenca, bëhen pjesë e kësaj loje tragjike.
Si tek historia e Dr. Xhemalit, ku njerëzit “normalë” përfunduan në spital bashkë me të marrët, edhe sot shumë shqiptarë përfundojnë duke u bërë pjesë e çmendurisë kolektive të Rilindjes.
Në vend që të ndalojnë trenin e mashtrimit, ata futen vetë në rresht, duke e ndjekur udhëheqësin “lokomotivë”, që nuk është tjetër veçse një shërbëtor i Sorosit dhe interesave të huaja.
Në Shqipëri sot, “treni i Edvin Sorosit” është plot.
Pyetja është:
Sa shqiptarë të tjerë do të futen në rresht, dhe sa të paktë do të kenë guximin të zbresin nga ky tren i marrëzie?
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.