20 Aug 2025, Wed

Lulzim Basha – Arkitekti i shkatërrimit të Opozitës Shqiptare …

Nga Redaksia:

Lulzim Basha është pa dyshim një nga figurat më të debatueshme të politikës shqiptare pas vitit 2005. Nga një emër i promovuar si “fytyra e re” e Partisë Demokratike, ai u kthye në simbolin e shkatërrimit të opozitës, në bashkëpunëtor të fshehtë të Edi Ramës dhe në një kukull të interesave ndërkombëtare, kryesisht të Sorosit, duke përdorur PD-në si trampolinë për interesa personale.

Nga karriera e ndërtuar mbi kurrizin e PD-së, te vrasjet e 21 janarit

Lulzim Basha u ngjit shpejt në politikë falë mbështetjes së Sali Berishës. Ai mori poste të rëndësishme qeveritare, deri sa u emërua Ministër i Brendshëm në vitin 2009. Por, në janar të vitit 2011, ndodhi tragjedia e 21 janarit, ku 4 qytetarë shqiptarë u vranë para Kryeministrisë nga plumbat e Gardës. Si ministër i Brendshëm i kohës, Basha duhej të ishte thirrur nga drejtësia për të dhënë llogari, por deri më sot SPAK nuk ka guxuar ta hetojë atë, duke treguar se për të ka mbrojtje politike. Kjo heshtje e drejtësisë është një nga shembujt më skandalozë të pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Loja me Ramën dhe pasurimi personal

Basha jo vetëm që nuk e forcoi opozitën, por e dobësoi qëllimisht duke bërë marrëveshje të fshehta me Edi Ramën sic ishte 17 maji. Një nga episodet më të rënda është shkatërrimi i vilës së vjehrrit të tij në Vlorë, një pronë me vlerë rreth 2 milionë euro. Nga kjo aferë, Basha përfitoi mbi 4 milionë euro, duke u kthyer në simbol të korrupsionit dhe pasurimit familjar në kurriz të interesave të shqiptarëve.

“Partneriteti” në terrorin e Covid-19

Gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, në vend që të mbante qëndrim opozitar, Basha u bashkua me Edi Ramën në masat ekstreme që terrorizuan shqiptarët. Ai pranoi izolimin, kufizimet dhe fushatën e frikës, duke dëshmuar se nuk kishte asnjë projekt për mbrojtjen e qytetarëve, por vetëm bashkëpunim për të forcuar pushtetin e Ramës.

Dhuna ndaj demokratëve dhe helmimi i militantëve

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 2021, Basha filloi fushatën e eliminimit politik të Sali Berishës, duke përjashtuar themeluesin e PD-së dhe një pjesë të madhe të strukturave tradicionale. Kjo solli përçarje të thellë brenda opozitës. Momenti kulmor ishte 8 janari 2022, kur Basha, i rrethuar nga “gardistët” e tij, përdori dhunë, gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër militantëve demokratë, të cilët kërkonin hyrjen e Berishës në selinë e PD. Ky akt, i paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar, e shënoi Bashën përfundimisht si armikun e vetë demokratëve.

Ironia qëndron se pas rikthimit të Berishës, të njëjtët njerëz që Basha përdori për të përçarë PD-në, u rikthyen në struktura, gjë që tregon se shumë prej tyre ishin thjesht klientelë politike e interesave të ngushta, duke shpjeguar pse PD sot është e dobësuar.

Kukulla e Sorosit dhe shkatërrimi i opozitës

Në gjithë këtë histori, Basha nuk ishte thjesht një politikan i dështuar. Ai u shndërrua në një vegël të Sorosit dhe të Edi Ramës, duke e përdorur PD-në si arenë për të ruajtur pushtetin e kundërshtarit politik. Përjashtimi i Berishës, marrëveshjet e fshehta me Ramën, pasurimi familjar dhe dhuna ndaj demokratëve tregojnë qartë se Lulzim Basha ishte “arkitekti” i shkatërrimit të opozitës shqiptare.

Përfundimisht, opozita shqiptare është në gjendjen më të dobët historike jo vetëm për shkak të Ramës, por edhe për shkak të Bashës, i cili e helmoi, e përçau dhe e shiti kauzën e demokratëve për interesa personale dhe ndërkombëtare.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *