Nga Bahri Cani:
Shpeshherë, sidomos në mediat e Kosovës, dëgjojmë shprehje të tipit: “E çka na duhet neve Amerika?! Nuk kemi nevojë për Amerikën…”
Këto janë fjalë të thëna zakonisht prej injorantësh në njohjen e politikës ndërkombëtare. Nuk dua të ndalem gjatë te ata që flasin kështu, por mjafton të shikoni fotot nga takimet e fundit dhe do ta kuptoni vetë rolin e Amerikës dhe të Presidentit Trump.

Amerika dhe Trump – faktorë vendimtarë
Pa Amerikën dhe pa Trump-in nuk mund të zgjidhet asnjë konflikt dhe asnjë çështje serioze – jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.
Sigurisht, mund të kemi vërejtje për stilin, sjelljen apo mënyrën e tij të të bërit politikë. Por gjërat që i ka bërë mirë, duhet t’i themi hapur: në Azi, Afrikë, Evropë dhe kudo ku ka pasur ndikim, Trump ka treguar se është lider i pazëvendësueshëm.
Sot është radha e Ukrainës
Tani është Ukraina ajo që po hyn në fazën vendimtare të një marrëveshjeje paqeje falë ndërmjetësimit amerikan dhe personalisht Presidentit Trump.
Shpresojmë që shumë shpejt të vijë radha edhe për Lindjen e Mesme, dhe pse jo, edhe për Kosovën, ku procesi i shtetësisë dhe njohjes së plotë ndërkombëtare duhet të përmbyllet njëherë e mirë.
Mesazhi për politikanët tanë
Sa për politikanët në Kosovë, Shqipëri e gjetiu në rajon: ata duhet t’i shikojnë me shumë vëmendje këto foto, t’i analizojnë dhe t’i kuptojnë si duhet.

Sepse aty shihet qartë kush është në krye të oxhakut të vendimmarrjes globale – Trump-i. Të tjerët, qofshin krerë të BE-së, të NATO-s, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Ukrainës apo Finlandës, janë të gjithë ulur rreth tij.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.