20 Aug 2025, Wed

Historia tragjike e Rafinerisë së Ballshit: Nga krenari Kombëtare tek Panelet diellore “kancerogjene”… (Video)

Nga Redaksia:

Rafineria e Ballshit, njëherë krenaria e industrisë shqiptare të naftës, sot është një rrënojë e dhimbshme që flet për mashtrimet politike, privatizimet e dështuara dhe tradhtinë ndaj punëtorëve shqiptarë. Nga ndërtimi në vitet ’70, tek shkatërrimi pas vitit 2008 dhe deri në ditët e sotme kur qeveria e Edi Ramës e ka shndërruar në një fushë me panele diellore – të cilat banorët i denoncojnë si kancerogjene – historia e saj mbetet një simbol i dështimit të elitave politike.

Ndërtimi – Një krenari kombëtare

Rafineria u ngrit në mesin e viteve 1970 nga regjimi komunist, duke përdorur edhe punën e të burgosurve politikë. Ajo u ndërtua me ndihmën e specialistëve dhe inxhinierëve kinezë, në kohën kur Shqipëria kishte lidhje të forta me Kinën komuniste. Në kulmin e saj, aty punonin mbi 1,200 specialistë shqiptarë dhe mbi 300 specialistë kinezë.

“Ishte një ngjarje e paprecedentë për Ballshin dhe për Shqipërinë. Rafineria na zhvilloi ekonomikisht e teknikisht,” kujton një nga punëtorët e parë, Hysen Pashai. Për dekada me radhë, ajo ishte burim punësimi për Ballshin, Mallakastrën, Kuçovën, Fierin dhe Patosin.

Privatizimi dhe fillimi i shkatërrimit

Problemet nisën në vitin 2008, kur qeveria e Sali Berishës privatizoi rafinerinë duke ia shitur ARMO-s, që më pas u ble nga biznesmeni Rezart Taçi. Që aty nisën borxhet, keqmenaxhimi dhe falimentimi i ngadaltë. Hetimet për Taçin u hapën nga Krimet e Rënda, por ndërkohë punëtorët mbetën pa paga.

Më pas, rafineria u shit disa herë:

2014 – kalon tek Heaney Assets (kontrolluar nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit).

2015 – kalon te IRTC në Ishujt e Virgjër Britanikë, por marrëveshja dështon.

2017 – përfundon në duart e Allum Enterprises në Londër.

Allum ua dha me qira Tosk Energji dhe Bylis Energji (kompani me pronësi zvicerane).

Këto manovra “shiti-bli” ishin thjesht fasadë për të shuar një nga pasuritë më strategjike të Shqipërisë.

Mbyllja përfundimtare dhe punëtorët e mashtruar

Në shtator të 2019, rafineria u mbyll. Punëtorëve iu detyroheshin mbi 13 paga mujore të prapambetura. Shumë prej tyre fituan çështjet në gjykatë, por asnjë nuk i mori paratë.

“Kam mbi 10 mijë euro që më takojnë nga vendimi gjyqësor. Duhet të na i japin lekët, pastaj le ta prishin rafinerinë, të bëjnë çfarë të duan,” – thotë Robert Astani, një nga punëtorët që protestoi me dhjetëra herë.

Protestat shpërthyen me thirrje të forta:
“Do t’i vëmë flakën! Pa u likuiduar të gjithë, këtu futen vetëm mbi trupat tanë!”

Por zëri i tyre mbeti i pashqyrtuar, ndërsa pasuria kombëtare u çmontua copë-copë dhe u shit për skrap.

Pasuria e naftës shqiptare, në xhepat e të huajve

Ndërkohë që Ballshi po shuhej, e gjithë nafta e nxjerrë në Shqipëri transportohej me autobotë drejt Fierit, ku përpunohej në rafinerinë e lidhur me biznesmenë të huaj. Shumë denoncojnë se fitimet përfundonin në skemat e oligarkëve ndërkombëtarë, madje edhe tek rrjeti i George Soros, i cili përpunonte naftën bruto jashtë vendit, ndërsa Shqipërisë i linte vetëm varfërinë dhe papunësinë.

Epilogu i hidhur – nga rafineri, në panele diellore “kancerogjene”

Në vend që të ringrihej, qeveria e Edi Ramës e ktheu hapësirën e rafinerisë në një park me panele diellore. Por qytetarët e Ballshit ankohen se këto panele janë vendosur pa standarde dhe se rrezatimi i tyre po rrezikon shëndetin publik, duke i quajtur “kancerogjene”.

Nga një simbol i industrisë shqiptare, Ballshi sot është kthyer në një fushë të braktisur premtimesh të pambajtura – nga Berisha te Rama – ku qytetarët ndihen të tradhtuar dhe punëtorët vazhdojnë të kërkojnë pagat e tyre të djersës.

Përse u shkatërrua vërtet rafineria e Ballshit

Rafineria e Ballshit u shkatërrua sepse Rilindjes Sorosiane nuk i leverdiste ta transportonte naftën nga Ballshi në portin e Vlorës, për shkak se duhej të investoheshin miliona euro për riparimin e linjës hekurudhore Ballsh–Vlorë.

Në vend të kësaj, ata zgjodhën të përdorin rafinerinë e Fierit, ku kostoja e riparimit të shinave ishte më e vogël. Rafinerinë e Fierit, qeveria Rama e reklamoi si “dhuratë” për një kompani kanadeze, por në fakt ajo menaxhohet fshehtas nga qeveria shqiptare për t’ia falur naftën George Sorosit.

E gjithë nafta e shqiptarëve transportohet me autobotë dhe më pas dërgohet në rafinerinë e Fierit. Prej andej, treni i linjës Fier–Vlorë grabit pasurinë kombëtare katër herë në ditë, duke e çuar fitimin në xhepat e Sorosit, i cili e merr bruto dhe e përpunon jashtë Shqipërisë.

Kjo është e vërteta e dhimbshme: një pasuri kombëtare e shkatërruar që iu fal oligarkëve, ndërsa populli i Ballshit mbeti pa punë, pa bukë dhe i rrezikuar nga kancerogjenët.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *