20 Aug 2025, Wed

Evi Kokalari denoncon Ramën: “Kontratat me miqtë personalë do të të kushtojnë shtrenjtë!”

Nga Evi Kokalari:

Evi Kokalari, aktiviste dhe zë i fortë i diasporës shqiptare në SHBA, ka publikuar një shkrim të fuqishëm në rrjetet sociale, ku denoncon lidhjet e dyshimta të kryeministrit Edi Rama me mikun e tij personal Ron Yeffet.
Sipas saj, Rama po i jep kontrata strategjike shtetërore individëve pa eksperiencë, vetëm mbi bazën e miqësive personale, duke trajtuar Shqipërinë si pronë private.

Më poshtë po sjellim të plotë shkrimin e Evi Kokalarit:

Edi Rama, Ron Yeffet është miku yt personal dhe dikush që ka bërë disa transaksione financiare (ose të paktën është përpjekur të bëjë), në emrin tënd këtu në Amerikë.

Pse pikërisht ai po merr një kontratë të tillë me qeverinë e Shqipërisë, ndërkohë që nuk ka asnjë ekspertizë në këtë fushë?

Të lutem bëj transparencë dhe konfirmo këtë lajm!!

Qartazi, këto kohë ke filluar trajtimin e Shqipërisë sikur ta kesh pronë të familjes, dhe po ta them, nuk ke për të shpëtuar nëse nuk vërteton që çdo gjë që po bën, është në interes të kombit.

Bën mirë të qartësosh opinionin publik si për këtë kontratë, ku miku yt personal (pra ti), duket se po merr konçesionin e furnizmit të ushtrisë Shqiptare me armatime etj. por dhe për Sazanin dhe gjithashtu vizitën e Al Mubarak dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Tiranë.
Të gjithë e dimë që këtyre të fundit, ti s’ju intereson në asnjë nivel social apo intelektual, përveç pasurimit të tyre në kurrizë të Shqiptarëve, të cilën po e mundëson pikërisht ti.

Ndryshe, këto çështje do ngrihen si me ‘miqtë’ e tu në EU, ashtu dhe me individë që mund të bëjnë një ndryshim për këto çështje nga SHBA.

Që SPAK një ditë do të investigoj ty, për këtë mos ki asnjë dyshim. SPAK dhe të jetë nën presion nga Ministritë e tua, s’do ketë asnjë zgjidhje.

Ndërkohë që ti bën plane se kë do installosh si femrën e parë kryeministre në atë post, po ta them unë, bën mirë të fokusohesh dhe të shpëtosh lëkurën tënde, sepse disa nga ne nuk ju ndahen më kastës tuaj.

Ku i dihet, ndoshta së shpejti plas një revolucion në atë vënd ku ti dhe Berisha, dhe të gjithë vemjet që mbani vërdallë, do nxirren jashtë parlamentit nga një popull super i lodhur nga vjedhjet masive që i keni bërë në këto 34 vjet.

Por momentalisht, me sinqeritetin më të madh po të them – mos bë gafa më të mëdha se çfarë ke bërë deri tashti, sepse çdo gjë që ke dhënë dhe do japësh, qofshin prona apo konçesione, jo vetëm do ti kthehen atij populli, por të gjithë ju – ti që i jep sikur i ke të tuat dhe ata që i marrin pa j’u dridhur qërpiku – do paguajnë shtrenjtë, dhe s’do ketë shtet që do t’ju mbrojë nëse vendosni të arratiseni.

E njëjta gjë shkon për çdo kërmë moçali të PDsë.

PatriotikMedia.al, thekson se ky denoncim duhet të hetohet menjëherë nga SPAK dhe të mos mbetet vetëm si status në Facebook?

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *