Nga Redaksia:
Prej disa kohësh në hapësirën publike shqiptare është shfaqur një figurë e vetëshpallur si përfaqësues i “zërit të Amerikës” në Shqipëri – Pëllumb Pilinci. Ky individ, i cili flet sikur mban vulën e politikës amerikane në xhep, në të vërtetë nuk është gjë tjetër veçse një zhurmues i renditur në krah të Rilindjes Sorosiane.
Pilinçi shfaqet me një gjuhë plot agresivitet, arrogancë e patetizëm, por pa asnjë peshë reale politike, juridike apo institucionale. Në fakt, ai nuk përfaqëson askënd tjetër përveç vetes – dhe interesave të atyre që duan të krijojnë tymnajë propagandistike për të mbuluar dështimet dhe krizat e pushtetit.
Një rast klinik, jo politik
Nuk është Pilinçi ai që shqetëson më shumë. Përkundrazi, deklaratat e tij shpeshherë janë në kufijtë e absurditetit, saqë vetë personi ngjan më shumë si një rast klinik që ka nevojë për trajtim dhe terapi mendore të specializuar, sesa si një figurë serioze politike.
E dimë mirë që pacientët shpeshherë i ikin pavioneve psikiatrike dhe shmangin mjekimin, por nuk është faji i tyre. Ata duhet të ndihmohen, jo të kthehen në lodër politike për pushtetin.
Turma që ndjek zhurmuesit
Ajo që është vërtet shqetësuese është turma – ajo masë njerëzish që e ndjek, e duartroket dhe e adhuron Pëllumb Pilincin. Qoftë nga injoranca, qoftë nga mungesa e vetëdijes politike, qoftë edhe nga pagesa e drejtpërdrejtë, fakti që në Vlorë dhe gjetkë njerëz mblidhen për t’i bërë jehonë këtyre shfaqjeve është një tablo e trishtë për gjendjen e shoqërisë sonë.
Shkalla e vetëdijes politike
Këtu shtrohet pyetja më e madhe:
A kemi rënë si shoqëri kaq poshtë, apo gjithmonë kemi qenë në këtë nivel dhe thjesht kemi gënjyer veten duke menduar se ishim ndryshe?
Nëse njerëzit sot dalin në krah të individëve që nuk përfaqësojnë asnjë vlerë, asnjë vizion, asnjë mision kombëtar, atëherë problemi nuk është te Pilinçi si individ. Problemi është te mungesa e filtrit kritik, te gjendja e rëndë mendore dhe politike e shqiptarëve, të cilët vazhdojnë të bien pre e çdo zhurmuesi të sponsorizuar nga pushteti.
Pëllumb Pilinci është një simptomë, jo shkaku. Ai është produkt i një sistemi të kalbur ku politika ka ulur standardet aq shumë, saqë çdo figurë groteske mund të shitet si “zëri i Amerikës” apo “shpëtimtari i kombit”.
Por e vërteta është se Shqipëria nuk ka nevojë për Pilincë. Shqipëria ka nevojë për qytetarë të ndërgjegjshëm, për një shoqëri që nuk bie në grackën e propagandës sorosiane dhe rilindase, por që ngrihet mbi mendimin kritik dhe mbi dashurinë për Atdheun.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.